Atentat me bombë molotov në shtëpi agjentit të krimeve
Një shpërthim bombe me molotov ka ndodhur në banesën një agjenti krimesh të Policisë së Shtetit. Shpërthimi, që ka sjellë vetëm dëme materiale, ka ndodhur në banesën e punonjësit të policisë A.S., 30 vjeç rreth orës 04:00 të ditës së sotme në Babrru në rrugën “Zija Kambo”.
Policia dyshon se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës së agjentit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.









