• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ateizmi shkencor është arritje emancipuese e mendimit botëror

by Java News
07/09/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Replikë me shkrimin “Përse ky duf antimysliman edhe nga intelektualë shqiptarë:!                            

Nga Prof. Dr. Hulusi Hako

Personi goxha publik Bashkim Kopliku, në shkrimin e mësipërm (TEMA, 6 shtator), u tërheq vëmendjen dy miqve të tij intelektualë, J.V. dhe P.D. për mendimet e tyre jo aprovuese rreth therrjes së kafshëve-kurban si rit fetar. Mendimet e tyre ai i shpall “duf antimysliman”, madje i përgjithëson si prekëse edhe të ortodoksizmit e katolicizmit. Thotë edhe se për ato qëndrime “ndjehet edhe i pikëlluar”, më thellë se atyre që u janë mbytur gjëmitë. Në këtë meditim autori, Ateizmin e shpall “atavizëm komunist”, fetë do që të mbeten “lule mos më prek”.Paradoks, i bën avokati obskurantizmit primitiv  Pikërisht kundër këtyre dy koncepteve parimisht të gabuara, që janë bërë publike, po shprehemi,

Së pari. Autori ynë i ka të gjitha mundësitë të dallojë se jemi në botën tonë thellësisht të dyzuar, ku edhe ndaj feve janë konturuar dy qëndrime përjashtuese. Ndërsa vijon polemika shekullore rreth çështjes: “A ka Zot”,“Zoti krijoi njeriun, apo njeriu- Zotin”, njerëzimi mbetet i polarizuar në dy pozicione, me dy  kënd-vështrime. Grupimi më i madh mbeten ende ata, që “të besuarit” e mbajnë si “qiellore”, “të shenjtë”, “dhuratë të zotit”, e kanë mjet qetësimi e ngushëllimi; e adhurojnë dhe e ushtrojnë, i dorëzohen çdo fati, edhe vdekjen e pret më me lehtësi, me shpresën e ringjalljes; e trajtojnë si faktor shoqëror, etik e kulturor; e kanë shpallur vlerë, liri dhe të drejtë njerëzore. Ndërsa historikisht dhe aktualisht fetë mbeten, jo thjesht problematike, po problem tërësor i njerëzimit. Besimtari le ta dojë atë sa qielli. Kjo është fatkeqësi shoqërore. Kanë interesat e tyre me fenë edhe shtetarët, që i bëjnë fresk dhe i vendosin “paterica politike”; por hulumtuesit e publicistët duhet t’i përmbahen konceptit shkencor.

Një pjesa e madhe e njerëzimit, në rritje, ka kaluar në indiferentizëm, apo ka braktisur çdo lloj besimi dhe jeton plotësisht bazuar në bindjet shkencore. Kur do të renditet dhe Bashkimii me këtë pjesë? Se miqtë e tij janë më të emancipuar e me qëndrim kritik. Sot ateizmi është bërë kockë në fyt e halë në sy të teologëve dhe tregues i emancipimit të plotë  intelektual.                                                                                                                            Ateizmin nuk e shpiku marksizmi. Ai ka lindur para marksizmit dhe zhvillohet sot e kësaj dite edhe jashtë tij.  Mendimet ateiste kanë historinë e vet, janë deduksione të mendimit filozofik botëror dhe të zbulimeve shkencore, nga i trashëgoi doktrina komuniste, i vlerësoi dhe i integroi në përmbajtjen e vet. Pas renditjes së një plejade mendimtarësh, përfaqësues të Ateizmit të Vjetër, – Foerbah, Niçe, Frojd, Marks, Rasëll etj, vjen lista edhe më e madhe e autorëve, të quajtur “Ateistët e  Rinj”– Sem Harris, Riçard Dokins, Kristofor Hiçens etj. Shtojmë edhe idenë e rusit të shquar: Bjelinski: “Në fjalëtzot e fe, shoh padije, errësirë, pranga dhe kërbaç; i dua ato dy terma, aq sa edhe katër fjalët e tjera”,.pa përmendur folklorin dhe shumë shkrimtarë e artistë, që stigmatizojnë dogmat fetare dhe klerikalizmin në mënyrën më shpartalluese Fetë kanë të kaluar, por jo të atdhme. Këtë e pohon qartë sociologu bashkëkohor anglez, Anthoni Giddens, (libri i të cilit Sociologjia”, është tekst edhe në universitetet tona), me idenë: Marksi theksonte se simbolet fetare i kemi krijuar vetë….Lumturinë dhe shpëtblimin feja i shtyn për pas v dekjes …Drupet fetare ndjekin qëllime krejtësisht tokësore. Bindja do tëashëgojë botën Durkheim ishte i një mendjeje me Marksin se feja është në prag të zhdukjes. Edhe indiani Osho ka pohuar pa ekuivok: Nuk ka tjetër Zot, përveç jetës.                                                                                    

Bashkimit do ‘i shkonte për shtat, jo t’i bënte iso orekseve teologjike për mbajtjen e feve “lule mos më prek”, por të mbështetej në frymën e një plejadë intelektualësh e ideologësh të Rilindjes Komnbëtare që i dhanë tonin ndërgjegjes kombëtare, apeluan për çlirim kombëtar e progres, duke u orientuar drejt iluminizmit e laicitetit. Për më tepër, poeti kombëtar i Rilindjes, Naim Frashëri, me gjithë simpatinë e tij për sektin islam të  bektashizmit, u sugjeronte bashkëatdhetarëve: lëreni më nj’anë fenë, të shikojmë mëmëdhenë”. Apeli i Koto Hoxhit ishte : “Jo për kishë e xhami,ppo për mësim, qytrtërim, vritemi për Shqipëri”. Koncepti i Vaso Pashës, ish dhe governator i Libanit,, në poemën Shqipërisë së robnueme, shprehej me vargjet: Priftënit e hoxhët ju ksnë hutue, për me ju ndamun. me ju vorfnue, e mos shikoni kishe e xhsmia. feja e shqiptrit është shqiptaria. Për shqiptarizëmin e pastër andsrtët grekë helmuan klerikun Papa Kristo Negovanin. Drejtpëtdrejtë kundër Perëndisë shfryu edhe Petro Nini Luarasi me vargjet: Edhe Krishti ndë na thëntë se , -“jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi, “pa mblidh mentë, se shqiptari s’vjen pas teje!”. Ky rilindës e ka thelluar atdhetarizmin e vet edhe me fjalët: Mos e shkoni dëm gjakun tim, se u duhet brezave për mellan të shkruajnë gjuhën shqipe. Në fillimet e shekullit XX shkëlqeu me koncepte shkencore, poeti Andon Zako Çajupi, Vargjet e tij: Se kam parë Perëndinë, shoh nga hera Dashurtinë, Perëndi në këtë jetë është Dashuria vetë”. Dhe ca më fortë:“Me qiellin mos ju mbani, se nuk mbahet gjëkundi”etj, të cilat ë ngrihen në nivelin ë një botëkuptimi ateist konseguent. Pikë kulmknante, kjurorë e botëkuptimit të këtij rilindësi është poema e tij 6000 vargjëshe Baba Musa Lakuriq, një parodi therrëse, sarkastiketë krejt përmbajtjes së Biblës. “Perëndi, ku je? Ndër tru të njerëzimit zoti galuç ka ndenjun! Njeriu e sheh se është kot i kotit me mendue për një idhull që nuk përgjegj!”

Kjo është traseja e alternativës, ku, tanimë, ka hyrë vendosmërisht njerëzimi. Këtë perspektivë, s`e ndalin dot teologët e klerikët, sikur qiellin me tokën të bashkojnë. Nxënësit e Institutit Arsimor “Wilson” të Tiranës (shkollë e mesme), të anketuar rreth temës: “si e përfytyroni zhvillimin e shoqërisë dhe gjendjen e fesë pas 10 vjetësh”, janë shprehur: “Të mbetemi besimtarë? Kjo do të thotë të mbetemi në të njëjtin stad: pa zhvillim, pa jetë, pa emocion ndryshimi. Shkenca po ecën, besimi po bie. Njeriu i sotëm nuk kënaqet me imagjinatë të plakur. Zbulimet gjenetike përforcojnë edhe një herë mendimin e argumentin shkencor se çdo gjë ka bazë natyrore, duke hedhur poshtë dogmën e krijimit nga zoti. Pjesëmarrja e njerëzve nëpër ambientet kulturore do të jetë shumë herë më e madhe se e atyre nëpër faltore. Feja ka rezultuar edhe si faktor nxitës i luftërave, mburojë e praktikave shoviniste, ekspansioniste, të cilat kanë sjellë anomali globale. Në uljen e numrit të besimtarëve çojnë edhe intolerancat, papajtueshmëria midis feve. Njerëzimi po përqafon gjithnjë e më shumë shekullarizimin Edhe vendet islamike do të ndikohen prej proceseve laike. Zhvillimi kulturor anon nga zbulimet shkencore. Mbeten hapësira që shkenca nuk i provon dhe feja i shfrytëzon ato. Ndikimi i saj do të zvogëlohet e dobësohet. Përqindja e besimtarëve do të varet edhe nga politikat që do të ndiqen”. (“Revista sociologjike” e shkollës). Në këto mendime brilante rinore, ja niveli ku u mbetet të ngrihen disa intelektualëve e publicistëve në raportet me fenë. Duan, s’duan teologët, politikanët dhe një dorë intelektualësh, ateizmi është kulturë dhe aspiratë e popujve.

Së dyti. Nga kjo tollovi pikëpamjesh, vetvetiu, lind pyetja: çështë feja në thelbin e saj? Autorët  e veprës “Enciklopedia e përgjithshme e Oksfordit” (shqip, Tiranë, 2OO6, 1400 faqe), japin përcaktimet: “Feja është një sistem besimesh që parakupton një fuqi të mbinatyrshme, zakonisht një ZOT. … Në fetë që pranojnë si postulat një Perëndi të tillë jetësore, besnikëria … shpërblehet me një ekzistencë të ardhme të lumtur, … ndërsa një e ardhme tërë vuajtje (ferri) përcaktohet si fati i të pafeve. … Janë disa që idenë e një Gjithësie pa krijues transcendent e quajnë të pa-konceptueshme. Por ateistëve ky koncept i duket edhe i panevojshëm, edhe i sajuar. Po në atë Enciklopedi theksohet me të drejtë se “Ithtarët e një feje të veçantë, sa më shumë të besojnë, aq më egërsisht reagojnë ndaj atyre që kanë besim tjetër” Fenë e kanë përcaktuar edhe si “një kompleks simbolesh, që e evokojnë ndjenjat e nderimit e të frikës”. “Për sa kohë që nuk kemi kuptuar natyrën e simboleve fetare, si të krijuara nga vetë njerëzit,-ka argumentuar filozofi gjerman Fojerbah (1804-1872) në veprën e famshme “Wesen des Christentums” (Thelbi i krishterimit-1841), do të mbetemi skllevër të forcave të historisë, të cilat nuk do të mund t`i kontrollojmë”. “Koncepti i zotit është një formë e tjetërsuar e vetëdijes njerëzore. Kurse  Dan Brown pohon: Biblën nuk e dërgoi Zoti me faks. Zoti nuk ekziston…Po të imagjinonim botën pa fe, nuk do të kishim as 11 shtator, as kryqëzata e gjueti shtrigash, as konflikt Palestinë-Izrael, as masakër në Bosnjë

Le të sjellim në kujtesë burrin e shtetit, Mustafa Qemalin, i cili themeloi Turqinë moderne, duke i dhënë fund perandorisë feudale teologjike osmane. Ai suprimoi Kalifatin dhe Sheriatin, me këto ide udhërrëfyese: “Feja, ky helm që prish trupin politik të vendit, është si ajo korja e llavës së ftohtë vullkanike, që mbyt jetën dhe mban nën vete shpirtin e gjallë të kombit. Shteti duhet pastruar nga ky helm, korja duhet çarë, që të çlirohen energjitë vullkanike të popullit. Gjendet apo s`gjendet në krye të detyrës ndonjë lloj zoti, ai mbetet një nga zinxhirët me të cilin hoxhallarët fanatikë (këta dembelë të paaftë që hanë në kurriz të popullit) dhe sunduesit radikalë kanë mbajtur popullin të nënshtruar”. Dhe më tej: Një sundues që ndjen nevojën e ndihmës së fesë për të drejtuar, është një ngordhalaq që nuk meriton të drejtojë. Vetëm një njeri i dobët kërkon ta ketë fenë si mbështetje për sundimin.                                                                                                                                                       Në vesh të shurdhër ka rënë edhe ideja konstruktive e Epikurit të lashtë, se: “E ndershme është jo të pajtohesh me paragjykimet e masës për perënditë, po të hedhësh dritë mbi to”. Sot duhej të ishte marrë në konsideratë ideja e Xhon Lokut se: Feja e shtetarit është e vërtetë vetëm për veten e tij”. Ja dhe mesazhi tjetër: “Adhurimi i Zotit është aq personal, aq privat, sa është, të themi, edhe mbjellja e tokës, martesa e vajzës, mënyra e shpenzimit të të ardhuave etj”. Sikur demokracia moderne të hartonte qasjen adekuate ndaj bashkësive fetare, parimisht të ndryshme nga kjo që përjetojmë, t’i disiplinonte ato në kornizat e veta, të mos i përkëdhelte politika si djalin e vetëm në familje, (siç shprehet kushtetuta jonë për zotin që në preambol) edhe tabloja e botës sot do të ishte krejt ndryshe.

Next Post
Mori 8 plumba në atentat, “i forti” i Shkodrës me helikopter në Tiranë

Përleshje me thika në Kavajë, dy të plagosur rëndë dërgohen në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In