• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ateisti shqiptar që u bë terrorist, si rekrutonte fëmijë për sulme vetëvrasëse

by A R
05/04/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Vjenë filloi gjyqi kundër islamistit 19-vjeçar austriako-shqiptar Lorenc K. Sipas aktakuzës ai ka nxitur një dymbëdhjetëvjeçar në Gjermani për të bërë atentat në tregun e krishtlindjeve në Ludwigshafen.

“Shko te tregu i krishtlindjeve, më shumë njerëz”, – qe mesazhi që Lorenz K. i dërgoi dymbëdhjetëvjeçarit Yad A, në nëntor 2016.

Yad A. më parë kishte ndërtuar një bombë sipas udhëzimeve që austro-shqiptari Lorenz K. kishte publikuar në internet me pseudonimin “kryekuzhinjeri i terroristëve”. Me bombën në çantë, Yad A. donte të bënte një atentat vetëvrasës në një kishë protestante në Ludwigshafen.

Fat, që rripi me bomba me gozhdë, nuk shpërtheu. Fat që Yad A. e hodhi në gëmushë. Tani Lorenz K. është në bankën e të akuzuarve në Vjenë, ndër të tjera,  për nxitje të një akti terrorist dhe përkatësi në një organizatë terroriste e kriminale.

Të mërkurën, më 4 prill 2018, kur filloi procesi nën masa të rrepta sigurie, Lorenz K. pranoi se i është betuar Shtetit Islamik, IS, por jo se ka qenë ai nxitësi i atentatit të dështuar të dymbëdhjetëvjeçarit në Ludwigshafen.

Avokati i tij, i cili sikurse gjykatësit dhe prokurorët, nuk pranojnë të përmenden me emër, për shkaqe sigurie, thotë se asokohe 17-vjeçari ka qenë vetë viktimë e ideologjisë së milicisë terroriste. Sipas tij, atij i është “shpëlarë truri” nga një mentor. Akuzat e prokurorisë se ai planifikonte një atentat në Vjenë, për të cilin kishte folur edhe me shokët e vet, avokati i quan “dërdëllitje rinore”.

Prokuroria përfaqëson një tjetër tezë: Sipas saj, i pandehuri ka shërbyer si shembull për djalin dhe se Lorenz K. planifikonte edhe atentate të tjera kundër bazave ushtarake në Gjermani. Nëse akuzat e prokurorisë dalin të vërteta, Lorenz K. mund të dënohet me 15 vjet burg.

Nga ateist në islamist

Lorenz K.  nuk ishte i panjohur për drejtësinë vjeneze. Dy herë kishte bërë vjedhje me dhunë, për çfarë deri në tetor 2015 kishte qenë nëntë muaj në burgun e të rinjve, ku, sipas raportimeve të disa mediave, thuhet të ketë ndodhur edhe afrimi i tij me fenë islame.

Pak kohë pasi doli nga burgu ai u konvertua në fenë islame. Një vit më vonë shkoi në Gjermani për t’u martuar sipas ritit islamik me një vajzë 16-vjeçare që e kishte njohur në internet dhe që i përkiste skenës salafiste gjermane. Së bashku me të, dhe një tjetër bashkëpunëtor nga Gjermania, ai kishte planifikuar të bënte atentatet vetëvrasëse. Por i ati i të shoqes, që kishte qenë kundër martesës së tyre, e kishte denoncuar në polici. Edhe dy të tjerët tani janë në arrest në Gjermani.

Sesa besimtar është në të vërtetë Lorenz K, kjo është diskutuar gjerë e gjatë në mediat austriake. Prindërit e tij me prejardhje nga Shqipëria janë ateistë. Në profilin e tij në Facebook, që ende ka afro 600 miq,  në postimet e pesë viteve më parë, sheh një 14-vjeçar krenar për prejardhjen e tij shqiptare, por edhe që adhuron dhunën me armë dhe kulturën e gangsterëve. Në atë kohë ainuk kishte pasur lidhje me fenë islame.

Por radikalizimi i ndodhur më vonë, si pasojë e të cilit ai ndërroi emrin në Sabur Ibn Gharib, duket se është rrënjosur thellë. Sipas organeve zyrtare, as programi që po përdoret aktualisht për çradikalizimin e tij, nuk po tregon rezultat. Në qelinë e tij janë gjetur vizatime kishash të djegura dhe xhihadistë të gatshëm për dhunë. Veç kësaj, thuhet se ka bërë përpjekje të konvertojë edhe të burgosurit e tjerë.

Proces gradual

Edhe pse, pas humbjeve më të fundit të IS-it në Siri, entuziazmi për milicinë islamiste duket se ka rënë, skena salafiste në Gjermani vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, numri i salafistëve gjatë pesë vjetëve të fundit është dyfishuar. Nga 5500 simpatizantë të kësaj dege ultrakonservatore të sunitit islam që ishin në vitin 2013 ndërkohë janë bërë 11000. Siç bën të ditur gazeta gjermane “Der Tagespiegel”, duke iu referuar burimeve të Entit të Landit të Berlinit për Mbrojtjen e Kushtetutës, numri më i madh i salafistëve është në Hamburg dhe Berlin. Gati gjysma e salafistëve që jetojnë në Hamburg, gjithsej 798, klasifikohet si xhihadiste, pra e gatshme për dhunë dhe akte terroriste.

Qeveria gjermane ka parashikuar në koalicionin e saj vazhdimin dhe forcimin e programeve për parandalimin e radikalizimit të të rinjve. Por ato deri tani kanë treguar pak efekt. Ekspertët janë të mendimit se programe të tilla kanë efekt kur nisin që me shenjat e para të radikalizimit: “Nuk janë procese të rrufeshme, por transformime graduale”, i tha Deutsche Welles eksperti i salafizmit, Michael Kiefer. “Dhe vendimtare është që këto shenja të kuptohen vetvetiu. E rëndësishme është para së gjithash, që mësuesit, punëtorët socialë, prindërit, por edhe njerëzit e tjerë përreth të bëhen më të vëmendshëm dhe të pyesin qysh herët. “Çfarë po ndodh me ty?” Dhe pastaj t’i tregojnë të riut se janë të shqetësuar për të, të jenë më prezentë dhe në rast nevoje të ndërhyjnë, e t’ua ndalojnë disa gjëra”, thotë Kiefer. Por ai e pranon se nuk ka një recetë që vlen për këdo, dhe se çdo rast duhet parë më vete”. (DW, ASH)

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

January 11, 2026
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Ekstremizmi i djathtë dhe droga, ushtria gjermane përfshihet nga skandali

January 11, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

“Po ia dalim mbanë, jemi luftëtarë”, Maduro dhe gruaja e tij flasin nga burgu në Nju-Jork

January 11, 2026
Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

January 11, 2026
Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

January 11, 2026
Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

January 11, 2026
“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In