• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atë që nuk na e bënë luftrat, po na e bën paqja!

by Alfred Peza
16/08/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për herë të parë në histori, popullsia e Shqipërisë ka shënuar këtë vit një rekord të zi, duke patur shtim negativ. Që do të thotë se në 2018, për herë të parë, numri i shqiptarëve që vdesin është më i madh se numri i atyre që lindin. E në vend të rritjes, kemi fillimin e rënies së numrit të popullsisë. Çka bën që paralajmërimi i kobshëm i OKB, se brenda këtij shekulli popullsia e Shqipërisë mund të arrijë në më pak se 1 milion banorë, të meret në konsideratë dhe të trajtohet më seriozisht se kurrë.

Sipas “google”, aktualisht numërohen mbi 16 milionë shqiptarë kudo nëpër botë, që jetojnë në rreth 200 shtete. Numri i shteteve ku sot nuk mund të gjesh qoftë edhe një shqiptar të vetëm, është më i pakët se gishtat e njerës dorë, ndoshta. Çka tregon se njerëzit tanë po ikin e po ikin prej tri dekadash, nga sytë këmbë, mundësisht sa më larg nga këtu. Pa zgjedhur domosdoshmërisht, një, dy apo tri destinacione, çka do ti bënte të jetonin në komunitete relativisht “të mëdha” e deri diku, edhe “kompakte”.

Nisur nga ky realitet, më shumë sesa rrezikojmë të zhdukemi në dekadat e ardhëshme si popull e si komb, nëse nuk do të kemi një shtet të fortë bërthamë në Ballkan, me popullsi për tu marë në konsideratë, pjesa më e madhe e shqiptarëve rrezikojnë që të asimilohet, në dy- tri brezat e ardhsëm, në shtetet ku sot apo në të ardhmen ata do të jetojnë e punojnë.

Shqiptarët kanë patur fatin e keq përgjatë historisë, që të jenë një popull mbijetues dhe asnjëherë ekspansiv. Për rrjedhojë, gjithmonë kanë parë tokën dhe shtëpinë e tyre dhe kurrë nuk kanë sulmuar apo pushtuar dikë tjetër (ndoshta, edhe ngaqë po të donin, nuk kishin këllqe). Pra ky popull nuk kishte as burime njerëzore dhe as pasuri për të përgatitur e mbajtur në këmbë, një luks aq të shfrenuar sa çështë një ushtri pushtuese, të cilën zakonisht e kanë patur fuqitë e mëdha ekonomike të kohëve dhe epokave të ndryshme.

Por jo çdo e keqe vjen për keq. Ndaj, shqiptarët duke qenë një popull numerikisht i vogël, pavarësisht se edhe të varfër, gjithmonë kanë synuar që të shtohen numerikisht. Ca nga instikti i mbijetesës, ca për shkak të sulmeve e pushtimeve që kanë pësuar nëpër histori, ca nga kompleksi i të voglit që kërkon të bëhet gjithmonë e më i madh, e ca nga nevoja për më shumë meshkuj që do ti dilnin për zot familjeve, por edhe lagjes, fshati, qytetit, krahinës e vendit.

Eshtë ndoshta kjo arësyeja se përse sipas “Maddison” nga 200 mijë që ishim në vitin 1600 në kulmin e pushtimit osman, numri i shqiptarëve arriti në 300 mijë në vitin 1700, duke patur një normë mesatare të shtimit të popullsisë, prej 0.4% në vit. Ndërkohë që pas pavarësisë, me krijimin dhe konsolidimin dalëngadalë të shtetit të vet, norma e rritjes së popullsisë shqiptare nga 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, u rrit në 0.7 përqin. Nga 823 mijë banorë që numëroheshin më 1923, pas 67 vjetësh, pra në vitin 1990, Shqipëria numëronte 4 herë më shumë banorë, ose e thënë ndryshe rreth 3.3 milionë vetë.

Pra në rreth 4 shekuj, popullsia e Shqipërisë që nga regjistrimi i parë osman e deri më sot, është shtuar me 16- 17 herë. Një rritje impresionuese, çka tregon përveç normës natyrore të rritjes së popullsisë, edhe vitalitet e dëshirë për jetën. Çka na bëri në vitin 1990, pas rënies së Murit të Berlinit, të konsideroheshim si populli më mesataren më të re të popullsisë në Europë, me rreth 27- 28 vjeç. Revolucioni demografik që shoqëroi post komunizmin në Shqipëri, bëri që për herë të parë në histori, nga një popullsi historikisht fshatare, të kemi mbi 50 përqind të popullsisë (prej disa vitesh tashmë) që jeton e punon në qytet.

Ky ishte njëri nga faktorët që ndikoi me sa duket në ndryshimin e fortë të dinamikës, duke frenuar ritmet e shtimit të popullsisë. Por, një nga faktorët kryesorë, që besohet se ka çuar tek rritja negative tashmë e numrit të popullsisë, është emigracioni i lartë. Një fenomen i përbotshëm në fakt, por sidomos një plagë e vendeve në zhvillim si edhe Shqipëria, ku njerëzit më të varfër kryesisht dynden drejt tregjeve më të mëdha të vendeve më të zhvilluara të perëndimit “për një jetë më të mirë”.

Largimin e të rinjve kryesisht, duket se nuk po e frenon pas 3 dekadash, as hapja e vendit dhe as procesi i liberalizimit të vizave, që ndihmoi në rritjen e lëvizjes së lirë të njerëzve. Çka bënte që të besoje, se do të ndikonte më së shumti në shtimin e kontakteve, tregëtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave, kapitaleve dhe në importimin e përvojave më të mira, për të investuar e rritur këtu, ekonominë e vendit dhe standardin social- ekonomik të popullsisë.

Me sa duket, atë që nuk na e bënë dot luftrat, pushtimet, diktaturat, izolimi dhe varfëria historike, po na e bën paqja. Po na e bën liria. Po na e bën hapja, modernetiteti, nevoja dhe ambicja për të mos qenë më kurrë të varfër, të mjerë e pa prespektivë të afërt mbrothësie, si prindërit apo paraardhësit tanë nëpër histori. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s dhe pret të bëhet edhe anëtar i BE. Shqiptarët për herë të parë kanë dy shtete në Ballkan. Sovraniteti dhe liria jonë është përgjegjësi e aleancës më të madhe të sigurisë globale dhe kemi partneritet strategjik, me vendet më të fuqishme të planetit.

Por me sa duket, të gjitha këto, nuk mjaftojnë. Sepse të fitosh sfidat e paqes dhe të lirisë, zhvillimit dhe prosperitetit, qenka me sa duket me e vështirë sesa të fitonim siç kemi bërë nëpër histori, sfidat e mbijetesës në agresion, në pushtim, në luftë, në diktaturë, në varfëri, në skamje e mjerim. Sepse në luftë rrezikonim mbijetesën, ndërsa në paqe po rrezikojmë ekzistencën. Dikush duhet të kuptojë se nuk bëhet fjalë, thjeshtë për ca radhë “dramatikë” të një shkrimi të zakonshëm.

Por, për të ardhmen e një populli, i cili ka filluar të pakësohet aq sa pas disa dekadash, rrezikon që të jetë, sa ç’ishim numerikisht plot një shekull më parë. Jemi në kohë për të patur një strategji të qartë, për të mos e lejuar të gjithën këtë, që të ndodhë. Ua kemi borxh, vetes, fëmijëve tanë, pasardhësve dhe brezave të ardhshëm. Për shqiptarët dhe Shqipërinë, është e sigurtë se ka rënë sinjali SOS. Kush ka veshë, le ta dëgjojë!

a.ç

Next Post
Varreza/Trajtimi absurd i heronjve të UÇK dhe civilëve në Gjakovë

Varreza/Trajtimi absurd i heronjve të UÇK dhe civilëve në Gjakovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In