• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Atë që i shiti mamasë time shtëpinë, e kapën sapo zbriti nga avioni”, Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarët

by A R
30/09/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja Monika Kryemadhi shprehet se SPAK ka shantazhuar dëshmitarët në procesin kundër saj dhe Ilir Metës.

Kryemadhi tregoi se një prej dëshmitarëve, të cilit i kanë blerë shtëpinë në ish-Bllok, është intimiduar nga prokurorët e SPAK.

Një rast tjetër që Kryemadhi përmendi është ai i personit që ka shitur apartamentin e nënës së saj, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja dhe është mbajtur për orë të tëra në SPAK, ku u intimidua dhe u mbajt gjatë natës në polici për tu thirrur më pas sërish në prokurori.

“Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion.

Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni, erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar.

I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prapë. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë,” tha Kryemadhi.

Ajo deklaroi se gjyqi ndaj Ilir Metës dhe saj do të jetë i hapur për publikun.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave dhe prokuroria, sipas saj, ka gënjyer gjykatat.

Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, i cili sipas saj, ka pohuar se dëshmia e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe se ka ardhur nga një moment emocional.

“Nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave. Prokuroria ka gënjyer gjykatat. Gjyqi i Ilir Metës, Monika Kryemadhit do të jetë i hapur për publikun. 

Kam dhe dëshminë e Kastriot Ismailit i cili thotë se, dëshmia e bashkëshortes time nuk janë të vërteta se kanë ardhur nga një moment emocional. Dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailit është regjistruar nga një gazetar, nuk është dëshmi e dhënë para SPAK-ut,” tha Kryemadhi.

Next Post
VIDEO / Ish-prokurori i “21 Janarit”: Ina Rama shiti një kat të tërë. Pse SPAK gjen kohë për Veliajn, por jo për atë?!

VIDEO / Ish-prokurori i "21 Janarit": Ina Rama shiti një kat të tërë. Pse SPAK gjen kohë për Veliajn, por jo për atë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In