• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atë që ëndërronin me Bashën e humbën edhe me Berishën: Ja si dështuan ambiciet e të rinjve në PD

by Java News
05/06/2022 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dorëheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike në vitin 2013, për shkak të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ish-kryeministri Berisha ia kaloi drejtimin e selisë blu, të riu më premtues brenda radhëve të demokratëve; Lulzim Bashës. Ky i fundit pasi erdhi në krye të Partisë Demokratike filloi një proces të riorganizimit të saj, edhe pse të ngadalshëm.

Procesi i riorganizimit, kryesisht në funksionet drejtuese të Partisë Demokratike sipas vizionit politik të Lulzim Bashës ishte sjellja e të rinjve brenda radhëve të kësaj force politike.

Fillimisht Basha e nisi me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, kur në dhjetor të vitit 2015 në krye të Forumit u zgjodh Belind Këlliçi, i cili garoi përballë Ervin Salianjit dhe Oriela Nebiajt.

Dy vite më pas Basha do të ndërmerrte hapin e radhës teksa në listën e propozuar për zgjedhjet e vitit 2017 do të linte jashtë saj të gjithë gardën e vjetër të liderit historik të saj force politike, Sali Berisha.

Basha ‘nxori’ nga skena politike shumicën e themeluesve dhe ish- drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, si dhe bashkëpunëtoret e afërt të Berishës, duke nisur me Jozefina Topallin, Ridvan Boden, Arben Imamin, Astrit Patozin, Eduard Selamin dhe Majlinda Bregun.

Në këtë mënyrë, Basha futi në listë emra të rinj dhe shumica krejt të panjohur të cilët do të mbushnin Kuvendin e dalë pas zgjedhjeve të 2017-s, duke u shndërruar në një opozitë fasadë pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Basha nuk u ndal këtu për të sjellë emra të rinj në PD. Në zgjedhjet e vitit 2021, Basha vendosi emra të rinj në radhët e Partisë Demokratike si Oriela Nebiaj, Ina Zhupa, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Lediana Fratari, Arbër Agalliu, përfshirë edhe emra si Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi etj.

Në përzgjedhjen midis brezave të rinj dhe atyre të vjetër në radhët e Partisë Demokratike, Basha bëri vetëm një përjashtim në goditjen ndaj establishmentit politik në PD , ai nuk arriti dot të lërë jashtë selisë blu atë që e kishte sjellë në krye të saj; Sali Berishën.

Megjithatë, Basha do ta godiste Berishën disa muaj më vonë, dhe me ndihmën e amerikanëve, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli liderin historik të Partisë Demokratike ‘nongrata’ me arsyetimin se “veprat e korrupsionit të ish-kryeministrit minojnë demokracinë”.

Përjashtimi përkohësisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Berishës nga ana e ish-kryedemokratit Lulzim Basha shkaktoi një valë reagimi në radhët e funksionarëve dhe militantëve të kësaj force politike. Një ndër ta ishte edhe Belind Këlliçi.

Së bashku me të rinjtë e Partisë Demokratike, Këlliçi si drejtues i Forumit Rinor të kësaj force politike mbështeti reagimin e Berishës ndaj përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i selisë blu.

Madje Këlliçi u investua edhe në takimet me të rinjtë duke theksuar se Berisha ishte e vetmja shpresë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për të sjellë të djathtën në pushtet. Që pas zgjedhjes si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ambiciet politike të Belind Këlliçit ishin rritur duke i mbajtur sytë drejt pozicioneve më të larta drejtuese të Partisë Demokratike.

Duke parë se ai nuk mundi të arrijë këto pozicione përgjatë lidershipit të Lulzim Bashës, Këlliçi pa si rrugë katapultimi bashkimin me ish-kryeministrin Berisha, edhe pse ky i fundit ishte shpallur ‘nongrata’ dhe i piketuar si krejt i padëshirueshëm nga amerikanët për të qenë pjesë e Partisë Demokratike. Për këtë arsye, Këlliçi punoi dhe investoi përgjatë ringritjes së Berishës për të ardhur në majën e Partisë Demokratike, ku e kishte braktisur në vitin 2013.

Këlliçi iu bashkua nismës së Berishës i cili e nisi me foltoret në qytetet e ndryshme të vendit, për të ardhur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Në Kuvendin Kombëtar, kryetar i Komisionit u zgjodh Belind Këlliçi i cili drejtoi të gjithë procesin, duke nisur nga fjalimet e delegatëve e deri te zgjedhja e tyre.

Duke pasur parasysh këtë investim, Belind Këlliçi tashmë priste shpërblimin nga lideri historik i së djathtës, Sali Berisha i cili në disa raste, nuk i kurseu elozhet për të riun ambicioz.

Në zgjedhjet e fundmajit për funksionet drejtuese në Partinë Demokratike, edhe pse i votuar me numrin më të madh të votave në garën e Këshillit Kombëtar, Belind Këlliçi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për tu bërë nënkryetar i PD-së, duke u renditur pas Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit.

Në këtë mënyrë, Belind Këlliçit iu ‘shua ëndrra’ që besoi se do ta realizonte me rikthimin e Berishës në krye të PD-së, por që në fakt rezultoi po aq zhgënjyese sa edhe vetë ‘epoka politike’ e Lulzim Bashës./m.j

Next Post
Detaje të reja/ Vodhi makinën peshkatarit dhe qëndroi 4 ditë para bankës, ja si u ideua grabitja në Koplik

Detaje të reja/ Vodhi makinën peshkatarit dhe qëndroi 4 ditë para bankës, ja si u ideua grabitja në Koplik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In