• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Atdheu si kurth: nga brenda, jashtë dhe nga brenda, brenda

by Lorenc Vangjeli
27/07/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e vështirë, në mos e pamundur që të ketë një konsensus të plotë në Shqipëri në identifikimin e “hierarkisë” së të keqes. Domethënë, të problemeve më të mëdha që kalon vendi, të shqetësimeve më të thella që kanë qytetarët, të urgjencave më të rënda që ata do të donin  të ndryshonin. Statistika apo dhe sondazhe të ndryshme japin tablo të ndryshme.

Dikush shenjon papunësinë dhe varfërinë si të lidhur me të, dikush tjetër korrupsionin në pushtet dhe pandëshkueshmërinë e mëkatarëve me pushtet, sigurinë e kërcënuar ushqimore apo ndotjen fatale të mjedisit, kapriçiot e flurudhës së çmimeve apo pabarazinë gjithmonë e më të theksuar sociale, problemet në sigurinë publike, në shëndetësi, në arsim e të tjerë. Shumëkush tjetër konsideron si problem thelbësor qeverisjet dhe opozitat në vend, marrëdhëniet plot konflikt të tyre, pavarësisht ngjyrës dhe natyrës; duke vënë shenjë barazimi ndër këto dy institucione sipas parimit: sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë!

Ngjan se shqiptarët kanë rënë dakort që të mos bien dakort se cili është kryeproblemi i tyre. Qoftë edhe pse problemet kanë një veçori të çuditshme: ata bashkëjetojnë të gjithë së bashku dhe herë njëri dhe herë tjetri të bëhet mbizotërues në një moment të caktuar për të nxirrë jetët e shqiptarëve. Madje edhe më shumë se kaq; çfarë në fotografinë e parë konsiderohet sukses, më pas shndërrohet në problem. Shembulli klasik në Shqipëri për një gjë të tillë është emigracioni. Izolimi total deri në vitet 90’ në drejtimin nga brenda-jashtë, i la vendin izolimit nga jashtë brenda. Nëse për gati gjysëm shekulli ishte “kufitari” shqiptar me kallashnikov që nuk lejonte daljen, mbas viteve 90’ u bë doganieri italian, grek a gjerman që nuk lejonte hyrjen e shqiptarëve në tokën e premtuar.

Vala e parë e daljes jashtë me ambasadat dhe më pas edhe me kalimin nëpër male më këmbë dhe në det me gomone, krijoi pak nga pak bërthamën e parë të emigracionit modern shqiptar. Dhe shumë më shumë se kaq, përveçse garantoi dhjetra mijëra jetë që po preknin Evropën qoftë dhe si klandestinë, ata u bënë garancia e jetesës në Shqipëri për ata që ndodheshin këtu. Si një arkë kursimi për prindërit shpesh tërësisht pa punë dhe një “bazë” pritjeje plot shpresë për vëllezërit, motrat e miqtë që synonin gjithashtu ikjen në Perëndim. Pakkush mund të imagjinojë se çfarë fytyre do të kishte vendi pa emigracionin. I sigurt është vetëm që presioni në vend do të ishte padyshim shumëfish më i madh, dramat individuale dhe kolektive shumë e shumë herë më të mprehta, papunësia shumë herë më e lartë dhe mundësitë për arsim cilësor a shërbim mjekësor të specializuar shumë herë më të vogla. Liberalizimi i vizave solli si pasojë anësore qoftë rënien në mënyrë drastike të emigrimit ilegal, qoftë dhe bjerjen e rëndësisë relative të ambasadave të huaja në vend, ndonëse ajo që u paralajmërua dhe u duk logjike në momentin e parë të heqjes së barierave të lëvizjes, nuk ndodhi.

Çfarë nuk u verifikua në 2010 kur nisi udhëtimi pa viza, u bë problematik në mënyrë të papritur pesë vite më pas, kur nga shqiptarë nga Shqipëria, por dhe emigrantë shqiptarë kryesisht nga Greqia, nisën një valë të re emigrimi, me synimin e marrjes së azilit në Gjermani e gjetkë. Në dy vite rresht ky amok i papritur i bëri shqiptarët popullsinë e dytë në rang botëror që kërkonte azil në perëndim. Po kështu, statistika përgjithsisht të besueshme ndërkombëtare, njohin se më shumë se një në dy shqiptarë janë të gatshëm që të lenë vendin. Duke tkurrur kështu jo vetëm popullsinë rezidente në vend, jo vetëm duke e çuar drejt barazimit numrin e njerëzve që jetojnë brenda me ata që jetojnë jashtë, por edhe duke rritur në mënyrë dramatike moshën mesatare të rezidentëve në Shqipëri, që në llogari të fundit, rrit numrin e pensionistëve në piramidën që duhet ushqyer me kontribute. Ky është rreziku real që kërcënon vendin që sheh mjekë që kanë nisur të mësojnë gjermanisht për të emigruar aty, të rinj që mbarojnë shkollat e që refuzojnë të kthehen këtu dhe një masë amorfe, gjithmonë e më të madhe, që është ende e gatshme të vjelë ullinj si argat në dhe’ të huaj dhe jo të punojë tokën e vet në Shqipëri.

Kjo është e nesërmja që pavarësisht qeverisjeve dhe opozitave e bën të zymtë parashikimin. Këtu duhet të fillojë operacioni i madh i ndryshimit. Që nuk është as vetëm politik, as vetëm ekonomik, as vetëm social, por gjithçka së bashku. Eshtë kryehalli, është problemi më i thellë në “hierarkinë” e ligësive që duhen përballuar, është plumbi i nisur për të goditur të gjithë dhe që nuk do të kursejë askënd nesër. Pa pasur rëndësi nëse është e vërtetë që ishte më mirë kur ishte më keq. Dhe pa llogaritur se çfarë është më lart në hierarkinë e të ligës: atëherë kur shqiptarët duhej të kapërcenin gardhin nga brenda, jashtë apo tani kur sytë e mbajtur vetëm jashtë, rrezikojnë të nesërmen e të gjithëve që kanë mbetur brenda. Dhe u duket atdheu si kurth! /JavaNews/

Next Post
Fondacioni i Michael Jackson ka borxh 9,4 milionë dollarë

Fondacioni i Michael Jackson ka borxh 9,4 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com