• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Atdheu im mban emrin Shqipëri”, 44-vjetori i çmimit “Nobel” për Nënë Terezën

by Java News
10/12/2023 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot bëhen 44 vjet që kur Shën Tereza mori çmimin Nobel për Paqe.

Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960.000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47.000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjetë.

Pwrveç Çmimit Nobel, Nënë Tereza është nderuar edhe me shumë çmime të tjera të mëdha, si: Çmimi “Pamada Shir” (1962), mirënjohja më e madhe kombëtare indiane; Çmimi “Papa Gjoni XXIII për Paqe” (1971), i pari nga Kisha Katolike, dorëzuar nga vetë Papa Pali VI; Çmimi “Xhon Kenedi” (1971); Çmimi “Nehru”; Çmimi “Nëna e të gjitha nënave” (1973); Çmimi “Medalja e Lirisë” (1985), i cili iu dha nga presidenti amerikan i atëhershëm, Ronald Regan.

Më 28 tetor 1996, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e shpalli Nënë Terezën “Qytetare Nderi e Republikës së Kosovës”, ndërsa në të njëjtin vit, Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha e nderoi Nënë Terezën me “Urdhrin e Artë të Popullit Shqiptar”.

/f.s

Next Post
Dy grabitje me pistoletë lodër në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17-vjeçari

Dy grabitje me pistoletë lodër në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

July 30, 2026
Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

July 30, 2026
61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

July 30, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!

July 30, 2026
“Epsteini” ynë

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com