• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ata s’ishin demokratë, por individë me precedentë të nxitur nga Berisha’/ Deputetja zbulon makthin që përjetoi brenda PD: Isha e frikësuar

by Java News
10/01/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika përballet shpeshherë me të papritura dhe surpriza të papëlqyera. Por ndonjëherë përballen me surpriza të tilla edhe vetë aktorët.

E tillë ishte protesta e ditës së shtunë për Eralda Tason, deputeten e PD-së në Fier, e cila këtë mandat ulet për herë të parë në Parlament.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bano tregon se si e përjetoi ditën e shtunë që nga momenti i nisjes nga Fieri e deri në mbyllje të ditës. Bano thotë se fillimisht nuk patën asnjë shqetësim kur u thyen xhamat e parë, por më vonë kur dhuna agravoi deputetët kërkuan ndërhyrjen e Policisë. Ndërkaq, ajo shtoi se nëse do të ishin vetëm demokratët, ata do t’i kishin pritur për diskutim në sallën e mbledhjes, por sipas saj, agresorët nuk ishin demokratë.

Znj. Bano, si nisi dita juaj të shtunën, në çfarë ore u nisët nga Fieri për në selinë e PD-së?

Jam nisur rreth orës 7 nga shtëpia ime në Fier dhe kam mbërritur në seli rreth orës 9:45.

Nga cila anë e selisë mundët të hynit në sallën ku ishit lajmëruar për mbledhjen? Kishin nisur të mblidheshin simpatizantë të z. Berisha kur ju erdhët në seli?

Kur kam mbërritur në oborrin e Selisë Demokratike, vura re se kishin nisur të mblidheshin protestuesit e parë dhe gjithashtu vura re prezencën e medias në oborr. M’u bë me dije se mund të futesha nga dera anësore dhe ashtu veprova.

Biseduat me kolegët para protestës, diskutuar për pritshmëritë?

Pasi u futa në Selinë Demokratike, kemi qëndruar fillimisht në hollin e selisë. Isha e shoqëruar nga kolege dhe kolegë të tjerë. Ishim aty sepse pritshmëritë tona ishin për një protestë paqësore. Demokratët gjithmonë janë njohur për protesta paqësore dhe kërkesat e tyre gjithmonë kanë qenë të qarta. Unë pikërisht këtë prisja. Një artikulim të qartë dhe paqësor të protestave, sepse në të vërtetë, sa herë zhvillohet një protestë, edhe artikulimi i arsyes ose qëllimeve gjithmonë ndryshon. Prisnim që demokratët, edhe pse kishim marrë sinjalizim për dhunë të mundshme, të kuptonin se armiku nuk jemi ne me njeri-tjetrin, por se me bukën tonë po tallet Edi Rama.

Në çfarë ore nisi mbledhja të shtunën me kryetarin e Partisë Demokratike?

Mbledhja nisi rreth orës 10:15. Në të ishin të pranishëm disa grupe interesi, si Grupi Parlamentar, kryetarët e degëve, delegatë të Këshillit Kombëtar, si dhe strukturat e degëve. Aty ishin të pranishëm të gjithë ata që vërtet kanë besim se Shqipëria duhet të shohë drejt së ardhmes.

Si ishte atmosfera brenda grupit që ishit dje në mbledhje teksa jashtë protestuesit shtoheshin minutë pas minute?

Ka kohë që Partia Demokratike është e hapur për t’u njohur. Koha e klaneve dhe e prapaskenave apo e skenarëve ka kaluar. Do të gënjeja qytetarët nëse do të thosha se nuk kishte aspak frikë. Shumë prej nesh aty brenda ishin dhe janë prindër. Ndoshta nuk mund të shprehem për të gjithë ata që ishin aty, por di të them se kur kanë nisur aksionet e para të dhunës, isha e frikësuar, por jo për veten. Vazhdoj të them, se demokratët e vërtetë nuk dinë të përdorin dhunën si mjet. Nëse flasim më pas për frymën e grupit që ishte mbledhur, edhe pse dhuna dhe presioni nga jashtë po përshkallëzonin, në çdo moment ne ishim të gatshëm që të uleshim me qytetarët tanë. Ata janë dhe vazhdojnë të jenë demokratët tanë dhe ne vazhdojmë të jemi një familje e madhe.

Cilat ishin reagimet e para tuat dhe të kolegeve dhe kolegëve të tu në momentin qe u sulmua kati i parë? Cilat qenë diskutimet e para mes jush?

Ishim shumë të habitur. Siç përmenda dhe më parë, ne nuk prisnim një mbledhje që të kalonte në dhunë, dhe për më tepër, ne të ndiheshim të rrezikuar në ndonjë lloj forme nga ata që ne quajmë familja jonë. Në momentin që nisi thyerja e xhamave, nga kryetari i Partisë Demokratike na u tha se nuk kishim arsye për t’u shqetësuar. Siç përmenda edhe më parë, edhe pse ne kishim marrë sinjale se do të kishte individë të cilët do të kërkonin t’i jepnin drejtim dhune kësaj mbledhjeje të demokratëve, asnjë nga ne nuk ndihej i rrezikuar me jetën.

Ndërsa protestuesit gjuanin me gurë në dritaren e sallës që ndodheshit ju, pati kërkesa nga ana juaj që të lajmërohej Policia? Në çfarë ore është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të Policisë?

Në fillim, kur nisi situata, ne nuk menduam se do të ishte e nevojshme ndërhyrja e Policisë. Ndaj, fillimisht nuk pati kërkesa apo përpjekje për të lajmëruar Policinë. Kur ne vumë re se individë të caktuar po kërkonin që të tjetërsonin çdo gjë dhe se po kalonin në dhunë, u kërkua ndërhyrja e Policisë. Duhet theksuar se Policia vonoi në ndërhyrje dhe se pati një reagim shumë të dobët nga ana e tyre. Ishte e vërtetë se aty 99% e atyre që ishin mbledhur nuk kishin qëllim dhune, por ama individët të cilët kishin ardhur vetëm me atë qellim, mund të identifikoheshin lehtësisht dhe menaxhimi i situatës ishte një dështim nga ana e Policisë së Shtetit. Dukej sikur kishin marrë urdhra për të mos reaguar edhe nëse kjo mbledhje e demokratëve të përshkallëzonte. Di vetëm që ata kanë ardhur rreth 45 minuta me vonesë nga momenti i njoftimit.

Në momentin që ndërhyri Policia te protestuesit poshtë, ju ku ndodheshit?

Ne kemi qenë përgjatë gjithë kohës në katin e dytë të selisë.

Forcat blu ndërhynë edhe me gaz lotsjellës. A depërtoi edhe në katin ku ndodheshit ju gazi? Si vepruat, pati panik? Ju personalisht si e shmangët?

Unë mendoj se ndërhyrja me gaz ishte e panevojshme dhe është një nga mjetet që nuk duhet kurrë të përdoret. Individët e dhunshëm ishin lehtësisht të identifikueshëm dhe kjo mund të ishte shmangur totalisht, por Policia jonë e kërkon protagonizmin edhe aty ku nuk ka vend. Gazi ka depërtuar dhe në katin e dytë ku ne po zhvillonim takimin dhe pati shumë pasoja shëndetësore te ne. Disa patën marrje mëndsh dhe të vjella. Panik pati sepse, siç thashë, ne nuk prisnim që këta individë të përshkallëzonin dhunën dhe të përdornin mjete të ndryshme dhe gurë. Kishim frikë për jetën tonë nga ky grup i strukturuar dhune. Nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur gazin që u përdor nga Policia. Ndiheshim të zënë në kurth jo vetëm nga ky grup dhune, por dhe nga Policia barbare. Pjesa e demokratëve të vërtetë ishin distancuar nga dhuna. Dhunën aty e ka përshkallëzuar një grup barbar dhe të cilët ishin porositur për të sjellë dhunë. Ne distancojmë demokratët e vërtetë nga ai grup i dhunshëm.

Jeni përballur edhe më parë me situata të ngjashme? Si do ta mbani mend ditën e djeshme?

Nuk është hera ime e parë që përballem më një situatë të tillë. Gazin lotsjellës dhe dhunën e kam parë thuajse në të gjitha protestat që ka organizuar opozita dhe shoqëria civile. Ditën e djeshme do ta kujtoj me trishtim të madh, sepse nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë që kjo situatë të krijohej mes demokratëve. Vizioni dhe misioni im personal është një shoqëri e cila ka një dialog konstruktiv dhe një shoqëri që e di se e vetmja pengesë për dialog konstruktiv është vetëm Edi Rama. Këta individë të nxitur nga Sali Berisha nuk janë demokratët tanë. Këta janë individë me precedentë penalë, të cilët dhunën e kanë mënyrë jetese, ndaj edhe unë këmbëngul që t’i ndaj nga familja jonë demokratike. Dita e djeshme kisha disa momente të cilat do të jenë gjithmonë të ngulitura në memorien time. Një prej tyre ishte dhe qetësia e grupit të mbledhur, të cilët kurrë nuk barazuan demokratët me dhunuesit e porositur. Qetësia që gratë demokrate treguan dhe forca me të cilën secila prej nesh po përballej me të panjohurën./ MARIGLEN KUME- Panorama

g.kosovari

Next Post
Rritje e rasteve nga Omicron/ Mesatarisht 18-20 shtrime në ditë në spitale, tre gra shtatzëna në COVID 1

Rritje e rasteve nga Omicron/ Mesatarisht 18-20 shtrime në ditë në spitale, tre gra shtatzëna në COVID 1

Comments 1

  1. Katarakti says:
    4 years ago

    Demokratet ,e PD jane naive ose budallenj! Policia i shpetoi nga vdekja dhe keta nuk jane te kenaqur! Fare e keqe shqiptaresh Zoterinj ky lloj antere te PD! Dhe faljin e ka Rama qe Berish per pak desh ju hengri koken!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com