• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ata që prisnin të funksiononte vetëvrasja si fitore!

by Mero Baze
10/01/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ka asnjë konflikt verbal publik me Lulzim Bashën. Nuk ka shkëndija lufte mes tyre as në forumet partiake, kur ndodh që mblidhen. Por qartazi të dy kanë sjellje të ndryshme politike dhe një luftë të ftohtë mes kampeve të tyre.

Tani kur të gjithë i janë turrur Lulzim Bashës, për ta shpallur përgjegjësin e vetëm të bilancit të hidhur të opozitës, pas një viti pa mandate dhe gjashtë muaj pa përfaqësim në pushtetin vendor, po bëjnë sikur harrojnë që nuk kanë qenë kundër Lulzim Bashës kur ka marrë këto vendime. Për të mos thënë që Lulzim Basha ka qenë nën presionin e tyre.

Sali Berisha po përpiqet të distancohet nga përgjegjësia, pasi paska thënë atëhere që, “me djegien e mandateve, ose arrijmë fitore të shpejtë, ose PD mund të shkrihet fare”.

E çfarë parashikimi qenka ky me dy opsione. Po të ishin parashikimet me dy opsione, parashikuesi më i madh i ngjarjeve politike në Shqipëri do dilte Blendi Fevziu, se ai i ka gjithnjë me dy opsione pritshmëritë për një ngjarje dhe i mbyll me fjalinë: “Të shikojmë çfarë do të ndodhë”.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe gjithë të tjerët, përfshi aleatë të Bashës, drejtues të PD dhe gazetarë që mbështetën atë akt të pashembullt, ishin mbështetësit e versionit të djegies së mandateve.

Djegia nuk është me dy opsione, d.m.th një herë të ngrohej e pastaj të digjej. Nëse i hap udhës djegies së mandateve, është si ti të lësh dikë të vrasë veten dhe pastaj t’i thuash kam dhe një opsion tjetër pas vdekjes.

Nuk ka opsion tjetër dhe nuk ka pasur as atëhere opsion tjetër. Të gjithë ata që shtynë Lulzim Bashën drejt këtij akti kamikaz, përfshi dhe ata që nuk e ndaluan, janë njësoj përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe për gjendjen e sotme të opozitës.

Kjo lufta e ftohtë e njerëzve të Berishës dhe mediave të djalit të tij dhe Metës, që po tentojnë të gjejnë fajtor Bashën për këtë gjendje, dhe vizionar Saliun, që paska paralajmëruar në stilin e Fevziut, është qesharake.

Akoma më banale kur dëgjon dhe Fatmir Mediun, i cili e ndjen se djegia e mandateve e ka lënë dhe pa vizë amerikane.

Nëse ata kanë vendosur të bëjnë betejë kundër Bashës se u duket i dobët, kjo është tjetër gjë, nuk i ndalon kush. Nuk e ndalon kush Berishën as të rikthehet në PD, apo të sjellë në krye “de jure” djalin apo vajzën. Në fund të fundit ajo çetë që ka mbetur, çetë e tij është.

Por para se ta bëjë këtë, ai dhe Ilir Meta, dhe gjithë ata që po përpiqen të lajnë duart nga kjo që ka ndodhur, duhet t’u kërkojnë demokratëve ndjesë që i nxorën nga sistemi që themeluan vetë në dhjetor të vitit 1990.

Sot PD nuk ka më asnjë njeri në pushtet lokal dhe qendror falë këtij akti kamikaz të pashembullt, në të cilin Lulzim Basha ishte aktor, por jo regjisor, ishte përgjegjës, por jo fajtor i vetëm.

Tani nëse njerëzit e Berishës e Metës kanë vendosur vërtet të bëjnë betejë me Lulzim Bashën, të paktën të mos e bëjnë në emër të dështimit të një aksioni vetëvrasës.

Të presësh të funksionojë vetëvrasja si fitore, është të besosh që kur ti të shpërthesh brezin me dinamit, do vritet vetëm ai tjetri, dhe ti do të ringjallesh.

Beteja vlen të bëhet duke pranuar dështimin si përgjegjësi e të gjithëve dhë duke ofruar një plan të qartë, se si ta ri-integrojnë opozitën në sistem.

Ndryshe kjo beteja qesharake për të gjetur fajtor Bashën, një vit pasi të gjithë ishin gati të shqyenin Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin se nuk pranuan marrëzinë e tyre, tregon se ata akoma nuk e kanë kuptuar se çfarë u ka ndodhur.

Dhe sa më vonë ta kuptojnë, aq më vështirë do ta kenë të ringrihen.

Next Post
Amerika tentoi ta vrasë edhe një tjetër zyrtar të lartë ushtarak iranian në Jemen po atë natë kur vranë Solemanin, por sulmi dështoi

Amerika tentoi ta vrasë edhe një tjetër zyrtar të lartë ushtarak iranian në Jemen po atë natë kur vranë Solemanin, por sulmi dështoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In