Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi thotë se ka pasur ndërhyrje për marrjen e mandatit. Ai sqaroi arsyet moral dhe ligjore, që e detyruan atë të pranojë mandatin e deputetit.
“Ndërhyrje po. E kam marrë vesh që ditën e protestës që do të dorëzonin mandatet. Të nesërmen kur u dha reagimi janë thirrur kandidatët në telefon. Edhe unë jam telefonuar nga eksponentë të PD, miqtë e mi, të cilët po mashtrohen aktualisht. E kalova në heshtje pa asnjë përgjigje. Kishte mbi 4 ditë ftesa e KQZ dhe unë vendosa ditën e 6.”, tha Maliqi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.
/a.rada