• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ata nuk kanë shanse ekonomike’, Tabaku për BBC: Largimi i shqiptarëve është e lidhur me korrupsionin e madh

by Java News
22/11/2022 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat britanike po i kushtojnë çdo ditë reportazh shqiptarëve që ikin masivisht drejt Britanisë së Madhe. I tillë ka qenë dhe reportazhi i BBC që përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe Zadrimë, ku gazetari Ian ka takuar një person të kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm. Gjatë reportazhit, BBC zhvilloi dhe një intervistë me deputeten e PD, Jorida Tabaku e cila argumentoi se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston”, u shpreh Tabaku, “ata nuk kanë shanse ekonomike”. Ndërsa theksoi se “është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.”. Më tej ajo theksoi se një nga shkaqet kryesore është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.”.

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, mos zbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo theksoi se “qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh”. “Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së.”, u shpreh Tabaku.

/s.f

Next Post
DASH reagon pas dështimit të negociatave: SHBA e zhgënjyer, Kurti e Vuçiç po rrezikojnë paqen e fituar me dekada

DASH reagon pas dështimit të negociatave: SHBA e zhgënjyer, Kurti e Vuçiç po rrezikojnë paqen e fituar me dekada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

January 28, 2026
Elisa e Çudirave

Miku im hebrè

January 28, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

January 28, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

January 28, 2026
Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

January 28, 2026
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 28, 2026
PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

January 28, 2026
Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In