• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ata janë në…”/ Paralajmërimi i presidentit Biden për të pavaksinuarit: Po rrezikoni komunitetet

by Java News
07/07/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe, për shkak të kësaj, komunitetet e tyre janë në rrezik”.

Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19ës, presidenti tha se varianti delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe potencialisht më i rrezikshëm, është tashmë përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit.

Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta.

Për t’iu përgjigjur përhapjeve të mëtejshme të parashikuara mes të pavaksinuarve, Presidenti Biden tha se qeveria federale po mobilizon ekipet e përgjigjes ndaj valëve të COVID-19ës, të plotësuar me ekspertë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe agjenci të tjera.

Këto ekipe do të ndihmojnë shtetet me “probleme të veçanta [për] parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj përhapjes së variantit delta mes njerëzve të pavaksinuar në komunitete me norma të ulëta vaksinimi”, tha Presidenti Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne nuk mund të përgëzojmë veten tani”, paralajmëroi presidenti.

Skeptikët ndaj vaksinave

Pak para se të fliste Presidenti Biden, udhëheqësi i republikanëve të opozitës në Senat, Mitch McConnell, tha në Kentucky, ku vetëm rreth 43% e banorëve janë inokuluar plotësisht, “nuk ka asnjë arsye të mirë për të mos u vaksinuar”.

Duke ia drejtuar komentet e tij skeptikëve të vaksinave, zoti McConnell tha se ndërsa vaksinat nuk garantojnë se dikush nuk do të infektohet nga COVID-19, “kjo pothuajse garanton se nuk do të vdisni nga sëmundja nëse e merrni”.

Hezitimi ndaj vaksinave, veçanërisht mes republikanëve, mendohet si shkaku pse administrata e Presidentit Biden nuk ia arriti qëllimit të saj që 70% e të rriturve amerikanë të ishin të paktën të vaksinuar pjesërisht kundër COVID-19ës deri më 4 korrik.

Vetëm 45% e republikanëve kanë marrë dozën e tyre të parë, sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News. Disa grupe të pakicave janë gjithashtu të vonuar në vaksinim.

Presidenti të martën tha se brenda pak ditësh do të ketë “160 milionë amerikanë të vaksinuar plotësisht, nga afërsisht 3 milionë kur morëm detyrën pesë muaj më parë”.

Sipas CDC-së, rreth 67% e amerikanëve kishin marrë një dozë të vaksinës ndaj COVID-19ës dhe 47% kishin marrë dy doza pak para festës së Ditës së Pavarësisë.

Ekziston një kontrast i fortë rajonal në përqindjet e vaksinimit. Në verilindje, më shumë se gjysma e të rriturve janë vaksinuar plotësisht.

Në të kundërt, shtetet e Jugut kanë rezultate të dobëta. Në Alabama, Arkansas, Louisiana dhe Mississippi, 35% ose më pak e të rriturve kanë marrë dozat e plota, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithëse jo në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara, ekziston një kërkesë e dëshpëruar për këto doza në vendet e tjera.

Dhurimi i vaksinave

Administrata e Presidentit Biden të martën njoftoi dërgimin e dozave të vaksinës Moderna në Guatemalë dhe Vietnam, pasi nuk arriti objektivin e saj për të dhuruar 80 milionë doza në pjesën tjetër të botës deri në fund të qershorit.

Të gjitha dozat janë alokuar, por ka pasur sfida logjistike, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki kur u pyet të martën në lidhje me mungesat.

Vietnam, punonjësit e shëndetësisë presin në radhë për vaksinim
Vietnam, punonjësit e shëndetësisë presin në radhë për vaksinim

“Ndonjëherë duhet të punojmë përmes pengesave ligjore, duhet të punojmë përmes pengesave rregullatore. Ka probleme për sa i përket materialeve të nevojshme për shpërndarjen e këtyre vaksinave. Dhe madje ka edhe probleme të transportit frigoriferik që është gjithashtu i nevojshëm”, tha zonja Psaki gjatë konferencës së përditshme të Shtëpisë së Bardhë, të zhvilluar përpara komenteve të presidentit.

“Vendet duhet të jenë të gatshme t’i presin në terren. Dhe nuk ka asnjë precedent të mëparshëm për këtë. Pra, sigurisht që ka mësime që kemi nxjerrë”, tha ajo.

Në një kohë kur furnizimet me vaksina janë ende të kufizuara, ekziston nevoja për të “kuptuar se për çfarë kemi furnizim të tepërt dhe sa shpejt mund t’i eksportojmë ato doza. Dhe në shumë raste, ato mund të jenë vaksina të llojit mARN, si Pfizer ose Moderna, në krahasim me Johnson & Johnson, apo edhe AstraZeneca, nga të cilat kemi një nivel furnizimi në SHBA edhe pse ende nuk janë autorizuar këtu”, tha Dr. Krishna Udayakumar, drejtor i Qendrës Globale të Inovacionit në Shëndetësi në Universitetin Duke. “Duhet një nivel i madh planifikimi në nivel kombëtar dhe pronësie kombëtare që kjo të jetë e suksesshme”.

80 milionë doza të premtuara nga Shtetet e Bashkuara, nga 1 miliard të premtuara nga G-7a, do të jenë të pamjaftueshme për kërkesën globale.

Vetëm rreth 1% e popullsisë në Afrikë ka marrë një dozë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne kemi kyçur në Shtetet e Bashkuara dhe në G-7 dhe vendet e tjera të BE-së, furnizimin global pikërisht të gjërave që duhen për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, tha Tom Hart, drejtori ekzekutiv në detyrë i fushatës ONE, një grup që lufton varfërinë ekstreme dhe sëmundjet e parandalueshme.

“Na duhen 11 miliardë doza për të arritur imunitetin global të tufës”, shtoi zoti Hart.

VOA

Next Post
“I dhashë frymë, por u nxi”/ Vdiq duke pirë ujë 5 ditë pas lindjes, e afërmja rrëfen momentet e fundit të 29-vjeçares: I iku gjuha, u shemb

“I dhashë frymë, por u nxi”/ Vdiq duke pirë ujë 5 ditë pas lindjes, e afërmja rrëfen momentet e fundit të 29-vjeçares: I iku gjuha, u shemb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In