• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ata duhet të zgjedhin me kë do të jenë”… PD i lë derën hapur LSI-së

by Java News
01/11/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit se LSI mund të rimartohet djathtas, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike, ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

“Ata duhet të zgjedhin se me kë duhet të bëhen. Me qytetarët? Me Ramën? Do të vazhdojnë në rrugën që janë deri në këto momente? Me një qeverisje që haptazi duket që është qeverisja më kundër interesave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Por ngelet gjithnjë zgjedhja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne sigurisht do të bëjnë betejën tonë dhe aleancën e kemi shpallur me qytetarët. Për të tjerët, duhet të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë, sesi do të jetë qeveria tjetër që do të çojë vendin në zgjedhje”.

Duke i lënë LSI –së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj u deformua nga blerja e votës.

“Ishte treguesi më i qartë, shprehje e vullnetit që ai ka për të manipuluar zgjedhjet. Largimi nga parlamenti, i një parlamenti që në fakt nuk funksionon më praktikisht, do të ishte vetëm një nga opsionet, shoqëruar pastaj me shumë akte të tjera, protestat, revoltat popullore, që do të sjellin në mënyrë absolute rrëzimin e kësaj qeverie”.

Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për Reformën Elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.

“Nuk kemi asnjë besim në vullnetin politik të Ramës për të bërë zgjedhje të lira në këtë vend. Nuk e ndryshon dot asnjë palaçollëk, i kujdo palaçoje që vë Rama për të bërë lojërat e tij”.

Për Partinë Demokratike pa Dekriminalizimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme./tvklan/a.k

Next Post
Champions League: Sot luhen ndeshjet në fazën e grupeve

Rikthehet Champions League, sot supersfida City-Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In