• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ata duan të hetojnë burrin e Xhaçkës apo Gaz Pajën, por…”/ PS rrëzon kërkesën për komision hetimi për investimet strategjike. Balla: Ka rregullore

by Java News
11/05/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë rrëzoi të mërkurën kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një komision të posaçëm për kontrollimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Kërkesa parashikonte hetimin e vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike të dhëna deri më tani, duke marrë shkas nga disa raste kur këto vendime kanë favorizuar familjarë të ministrave apo njerëz të afërt me Partinë Socialiste, si dhe problemet me pronësinë e tokës ku do bëhen këto investime.

Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, mazhoranca nuk e pranoi ngritjen e komisionit pasi “qeveria ka frikë nga ajo që mund të zbulohet nëse bëhet transparencë mbi këto vendime”.

“Përse refuzon mazhoranca? Për të njëjtën arsye që refuzoi zgjatjen e komisionit hetimor të inceneratorëve,” tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas Tabakut, deputetët nismëtarë e kishin konceptuar këtë komision si një instrument kontrolli mbi këto projekte, që sipas saj mbartin shumë pikëpyetje.

“Sot parlamenti i mohon opozitës të bëjë ‘check and balance’ për të informuar publikun dhe për të mbrojtur interesin e tyre,” shtoi Tabaku.

Përfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e cilësojnë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike si të pabazuar në ligj dhe rregullore. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist i tha BIRN se deputetët e PD-së duan të ngrenë komision hetimor vetëm me 7 firma.

“Unë ju kërkova që të ndjekin procedurat që përcaktohen në rregullore,” tha Balla, duke shtuar se dhe emërtimi Komision i posaçëm nuk përkonte me objektin e kërkesës së deputetëve demokratë.

Duke iu referuar vendimeve të KIS për dhënien e statusit të investitorit strategjik familjarëve të ministres Olta Xhaçka dhe aktorit Gazmend Paja, anëtar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deputetët demokratë argumentuan në kërkesën e tyre se vendimet e dhëna “ngrejnë dyshime të forta për paligjshmëri, korrupsion dhe klientelizëm”.

Por Balla i tha BIRN se komisioni i posaçëm ngrihet për arsye të ndryshme nga kërkesa në fjalë.

“Ata duan të hetojnë burrin e Olta Xhaçkës apo Gaz Pajën, por Komision i Posaçëm bëhet për arsye të tjera, për të bërë një ligj të ri apo një reformë ligjore, siç është ai i reformës zgjedhore,” shtoi ai.

Ligji për “investimet strategjike” është kritikuar për favorizimin e klientelizmit dhe një grushti biznesmenësh dhe investimet e tyre në bregdet.

Në një investigim të fundit, BIRN zbuloi gjithashtu se nga 17 projekte të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike gjatë vitit 2021, katër prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura ose afër tyre – çka ka shqetësuar ekspertët dhe aktivistët mjedisorë./BIRN

Next Post
Kundërofensiva e Kievit/ Ukraina rimerr kontrollin e 1200 kilometrave të kufirit rus

Kundërofensiva e Kievit/ Ukraina rimerr kontrollin e 1200 kilometrave të kufirit rus

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Ore, e kuptoni qe duhet te hetohen te gjithe personat publik ose jopublik per te cilet ka dyshime nga ana pasurore. Eshte fare e thjeshte. Te fillojne me cdo gje te pasur qe shikojme perreth nesh. Psh: Vilat ne Lalez. I dergohet nje leter me poste ku te kerkohet dokumentacioni i pasurise. Merret emri i pronarit, therritet ne prokurori per verifikim. Dhe i jepet nje afat kohor te sjelle dokumentacionin ku te verifikoje si e ka ate pasuri. Ose nje tjeter rast psh: Kalon nje makine shume e shtrenjte le te themi 40-50 mije euro. Kontrollon policia per dokumentat, pronari te pyetet me cfare merret dhe te verifikohet si e ka vene ate pasuri. Kaq e thjeshte..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In