• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

At Zef Pllumi 100 vjeç!

by Agron Gjekmarkaj
26/08/2024 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Me 28 Gusht të vitit 1924 erdhi në boten shqiptare At Zef Pllumi, pra ai mbush 100 vjeç pasneser! Nuk e di a do kujtohet ndokush për të por sigurisht nuk pritet shumë sidomos nga administratoret “kryematare e surratqerep” të kultures sot të cilet janë të zanë me kape ndokund ndoj pronë a me mjelë ndonjë tender!

Tani të gjithë vrapojnë me ndukë ndoj lek “dija , kanga e historia thirren dokrra kah Shqipnia” herët fort e pat nuhatë këtë tendencë At Gjergj Fishta e cila sot valon si flamuri i dreqit të mallkuem në zyrat ku duhet me u rujtë kujtesa, me u njoftë kontributet, me u shumfishu trashigimia, me u ndertu modelet kombetare, me u shfaqë mirnjohja njerzore e shtetnore për ata që nuk ishin aspak të zakonshëm në morinë e gjanave të pazakonshmë që na lanë trashigim.

Habitej qysh në 1945 Ati ynë Pllumi atëbotë 21 vjeçar sesi një popull kaq i vogel mundej me qitë kaq shumë rrugaça teksa peshtyheshin duarlidhun ata që ma shumë se kushdo u perpoqen “me ba Shqipninë e shqiptarët”.

Kesi rrugaçash të verbet në çdo shqisë që dinë çmimin e gjithçkaje e vleren e kurrgjajë ka boll edhe sot e natyrisht nuk presim as na duhen nderimet e tyne! Tjetër asht shoqnia tjeter janë ata, paçka se koston e paguan e para e derisa ajo të njohë pergjegjësinë e vet kësaj farë kopukesh ka me i ecë kungulli mbi ujë si transoqeanik. Çdo bihude e tillë ka me u pa tu na krypë mënd qysh asht mirë e qysh asht keq, qysh asht bukur e qysh asht shemtuet e qysh fati i madh nuk na ka lanë pa ta per me ba dallimin historik mes kesaj kotille e burrave si At Zef Pllumi.

Fratin e shkrimtarin e të vertetave të medha, “të deshmive historike”, “të lirisë kunder tiranisë” burrin e llogoreve per “identitetin europian të shqiptarve”, “misionarin e rebeluar”, të perkthyerin në gjuhet e medha me bestsellirin e modernitetit,antropologjinë kulturore e historike të kombit tonë “Rrno vetem per me tregue”, nxënësin e Fishtes, At Anton Harapit e At Gjon Shllakut që doli të çojë tek bashkëkohesit amanetin e tyre atë të një Shqiperie “të vjeter” që deshmohet si e tillë qysh me”Mesharin”e Buzukut e cila u mbyt dhunshem, dhe u zevendesu me të “renë” e “njeriun e ri” pastaj me interesa pragmatiste e pasione zhbërëse, po e bëjme një me fjalët e njërit prej mesuesve , të atij që u pushkatua sapo tirania shkeli, të filozofit At Gjon Shllaku, të atij që e konkludonte pervojen e tij jetesore me maksimen “Shka u kà detyrë Shqypnija Françeskanvet? Kurrgjà. Pse Françeskant janë të Shqypnis”.

Portreti i At Zef Pllumit i Françeskanit shqiptar bash është ky, i njëjti që skaliti Shllaku në fund të kohes për të gjithë parardhësit e tij nder shekuj qysh nga Barleti, Bogdani, Budi, Bardhi, De Martino, Zarishi e shumë e shumë asketë të binomit “Atmë e Fe”, të një Shqiperie që mbetet, që nuk tjetersohet, që di ka vjen e di ku shkon, që di kush janë “guret e themelit të asaj binaje që e therrasim Shqipni”!

Secili prej mesuesve e po kaq secili prej nxenësve nën provat e moteve e meritoi këtë skicim karakterial të ngjyer në gjakun e brezave që shqipja të mbetet që shqiptaret të jenë, që Shqipnia të kthehet “zojë e rande e burrat e dheut ti therrasin nanë” mes kombeve e cilivizimit që e i perket prej gjenezes, atij europian!
“Në daç me butsìn e shèjtit, në daç me urtìn e diplomatit, në daç edhe me hovin e ushtarit t’egër e fatos. P. Pal Matja hidhet në luftë, e, tuj u perleshun fyta-fyt me turk, rrxon prej kështjellit flamurin e gjysë hanës e në vend të tij ngulë atè të Lirìs. Frati matjan del prej qytetit të dorzuem me flamur nen sjetull e zhduket. Por ka lanë shokë mbas vetit. Këta kan me mësy kurdoherë qi flamuri të jetë në rrezik. Plumbi e salvimet janë shpërblimi i dèjë qi presin prej armikut. Konopi, hùni e skreditimet janë nderimi qi u bàn vllau i çoroditun. Nder stuhi të ndrrimeve politike janë këta qi i han furra mà të parët. Flamurtarë desin, flamurtarë zhduken; por flamurtarët françeskan Shqypnìn “edhè në vorr do t’a permendin”. Kan me e permendë edhè kur vorri të jetë ndo’i muranë e stolisun.

Per me e dashtë nji popull, duhet me e njoftë. Nuk mjafton por as me e njoftë. Duhet me pasë lè, me u pasë rritë me at popull. Lypet qi per vuajtje e deka t’i kenë shkrì s’bashku zemrat. Kur dy vetë duhen fort, të dekmen njani, des edhe tjetri. Historija e Shqypnìs e historija françeskane në vendin t’onë ndjekin shoqa shoqen. Janë dy histori qi shkojnë paralel: të njillojta në të çueme, të njillojta në të rrxueme, të njillojta në humbje. Por gurgullimi i termegëshem i gjakut të fisit t’ynë shfren rregullisht ndër perioda të shkurta, veç të lumnueshme, qi làn jeh të kumbueshem per perioda të gjata heshtimi”!

Next Post
Përfshihen nga flakët katër fshatra të Zadrimës, zjarri rrezikon banesat

Përfshihen nga flakët katër fshatra të Zadrimës, zjarri rrezikon banesat

TË FUNDIT

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com