• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

At Luli, dokumenti i një pseudo historiani dhe Baba Faja Martaneshi

by Auron Tare
26/03/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

He Who Lives by the Sword Dies by the Sword – Genesis 31

Dikur ne shkollen e mesme,  edukatorët më jepnin verejtje dhe paralajmerime per pyetje “provokative” ndaj historisë zyrtare. Ne fakt ishin të frikësuar se mos biseda merte drejtim jo moralist sipas mesimeve te partisë, ndaj i binin shkurt duke e shmangur llogjiken e ngjarjeve historike

Kjo forme edukative e krijuar nga nje shkolle e cila ne parim kishte ndarjen e historisë  bardhë e zi, me ne apo kunder nesh,  me ka bere qe t’i shikoj shpesh ngjarjet historike apo ata  qe pretendojne te shkruajne histori me plot dyshim.

Fatkeqesisht shume syresh nga historianet e periudhes se lirise, demokracise, hapjes se arkivave e keshtu me rradhe,  nuk me kane zhgenjyer ne kete pikepamje: kanë vazhduar traditen e edukatorëve te shkolles se mesme, por me nje ndryshim te madh ne kohe.

Sot askush nuk te heq nga puna nëse i pergjigjesh pyetjeve provokative me ndershmeri. Nëse dëshiron te perpiqesh te shkruash te verteten askush nuk te pengon. Sot ke luksin te hapësh edhe arkivat dhe t’i shikosh ngjarjet me nje sy realist duke edukuar brezin e ri me te verteten sido qofte ajo.

Prandaj jam i detyruar te flas shpesh (jo se ma kerkon njeri por sepse mendoj që publiku duhet respektuar)  kur lexoj njerez qe pretendojne te nderhyjne ne ngjarje historike duke botuar skupe rrjetesh sociale te cilat me shume mjegullojne lexuesit.

Eshte e trishte te shikosh njerez ‘të lirë”  qe perpiqen t’u ngjajnë edukatorëve te periudhes komuniste

I tille eshte edhe nje pseudo historian i cili shpesh nxjerr dokumenta totalisht jashte konteksteve historike duke i interpretuar sipas nje llogoreje te caktuar politike.

Sot lexova prej tij nje dokument mbi vrasjen e nje prifti katolik ne 1944 botuar ne shtyp.  Padër Luli ishte nje franceskan i cili u vra  nga formacionet partizane te Shkodres.

Shkrimi ne fjale vinte pa asnje analize te kontekstit kohor apo aktivitetit te priftit te ndjere,  nje copez  dokument i cili rrefen pa burime te sigurta apo emra konkrete ngjarjen e vrasjes se tij.

A duhet historiani qe boton te tilla dokumenta te bej nje analize ne ngjarjeve dhe te burimeve nga vjen kjo deshmi?

E para: Per te gjithe ata qe nuk e njohin At Lulin mund te lexojne disa prej shenimeve te oficereve britanike qe operonin ne veri te Shqiperisë, te cilet e cilesojne ate si te vetmin klerik me arme ne dore që  ishte pjese e grupeve anti partizane.

Që At Luli (foto e dytë, poshtë) ishte nje anti komunist i vendosur kjo nuk duhet te kete kundershtim por a i lejohej nje kleriku armatosja dhe dalja ne prita kunder nje force e cila luftonte ushtrite gjermane?

Mos harrojme se deri ne ate moment formacionet partizane te njohura nga aleatet si te vetmet forca ushtarake anti gjermane ishin pjese e koalicionit nderkombetare anti nazist. (ishte koha kur Çurçilli ishte aleat me Stalinin).

Pra dalja e nje kleriku me automatik ne qafe kunder nje force anti naziste nuk eshte se i ben nder figures se tij marre ne kontekstin e kohes.

Nderkohe lind pyetja: A mund dhe a duhet te jete nje klerik i armatosur  dhe i perfshire ne konflikte politike?

E njejta pyetje shkon edhe per nje tjeter klerik nga rradhet partizane i pozicionuar qartesisht ne formacionet luftarake antifashiste, Baba Faja Martaneshi (foto e parë, poshtë).

Ai u vra ne nje menyre shume te mjegullt duke i hapur rruge spekulimeve.

Vrasja e Baba Fajes per pozicionin qe kishte ne formacionet partizane  mund te renditet ne vrasjet politike te kohes. Pra a duhet qe vrasja e Baba Fajes te cilesohet si vrasje e nje kleriku apo e nje ushtaraku/politikan që kishte zgjedhur automatikun në vend të predikimit fetar?

Next Post
Tabela/ Ndalet rënia e euro-s dhe paundit britanik, ja me sa këmbehen

Si po largojnë paratë jashtë kompanitë e huaja, 291 mln euro vetëm në 2017-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In