Të mërkurën astronomët shpallën se kanë zbuluar një objekt shkëmbor, i cili u shpërbë teksa vinte rrotull në një spirale vdekjeje përreth një ylli xhuxh të bardhë. Zbulimi u bë përmes teleskopit “Kepler”.
“Është diçka që nuk e kishim hasur më parë, që mund të sjellë shkatërrimin e Sistemit Diellor”, ka deklaruar Andrew Vanderburg nga Qendra për Astrofizikë në “Harward Smithsonian”.
Pamjet tregojnë objektin në orbitën e xhuxhit të bardhë, 837 mijë kilometra larg.
Shkencëtarët besojnë se objekti ka qenë planet, orbita e të cilit ishte bërë e paqëndrueshme. Duke iu afruar xhuxhit të bardhë, planetet shpërbëhen nën ndikimin e peshës së rëndë të yllit xhuxh.
Xhuxhi i bardhë në fjalë është 570 vite dritë larg nga Toka.