• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astronomët llogarisin një megagalaksie

by Java News
29/04/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astronomët kanë zbuluar fillimin e grumbullimit të 14 galaksive që në të ardhmen do të “përplasen” me njëra-tjetrën.

Shkrirja e tyre është e destinuar të kthehet në një nga strukturat më masive të universit: një përzierje galaktikash të lidhura gravitacionalisht nga materia e errët, që “notojnë” në një “det” gazi të nxehtë dhe të jonizuar.

Duke përdorur observatorin e avancuar të vendosur në shkretëtirën e Atakamës, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh kanë zbuluar rritjen e përqendrimit të 14 galaktikave, që do të formojë përzierje kolosale.

Kjo përzierje ndodhet 12.4 miliardë vite-dritë larg nesh, që do të thotë se drita e saj është nisur drejt nesh kur universi ishte vetëm 1.4 miliardë vjeç, pra sa 1/10 e moshës aktuale.

Galaksitë që përbëjnë këtë përzierje formojnë yje 1000 herë më shpejt se Rruga e Qumështit dhe janë përqendruar brenda një rajoni hapësinor vetëm 3 herë më i madh se galaksia jonë. Kjo megagalaksi do të rivalizojë me disa prej grupimeve më masive që shohim në univers sot.

Astrofizikani Scott Chapman thotë se fakti që një shkrirje e tillë po ndodh kaq shpejt në historinë e universit përbën një sfidë për kohën tonë dhe të kuptuarit e mënyrave se si strukturat formojnë universin.

Gjatë miliona viteve të historisë kozmike, materia normale dhe ajo e zezë filluan të gjeneronin përqendrim kozmik gjithnjë e më të madh, duke krijuar përzierje galaksish, që konsiderohen si objektet më të mëdha të njohura në univers.

Me masa afërsisht 1 milion herë më të mëdha se Dielli ynë, këto struktura përmbajnë mijëra galaksi, sasi të jashtëzakonshme të materies së zezë, vrima të zeza gjigante dhe rrezatim X që çliron gaze me temperatura mbi 1 milion gradë. (TemA TV)

Next Post
Wenger edhe pse humb 2-1 me United, respektohet nga Ferguson dhe Mourinho

Wenger edhe pse humb 2-1 me United, respektohet nga Ferguson dhe Mourinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com