• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astronautët e “Shenzhou-14” fillojnë ecjen e parë në hapësirë

by A R
02/09/2022 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taikonautët – siç quhen ndryshe astronautët kinezë – e misionit “Shenzhou-14” filluan ecjen e tyre të parë në hapësirë, ose aktivitetin jashtë stacionit hapësinor, të enjten më 18:26 sipas orës së Pekinit (ose 10:26 sipas orës së Grenuiçit). Ecja pritet të zgjasë rreth shtatë orë.

Taikonauti Chen Dong hapi kabinën e presionit të ajrit të modulit laboratorik “Wentian” të stacionit hapësinor kinez. Ai dhe astronautja Liu Yang dolën nga stacioni hapësinor për të kryer detyra, ndërsa pjesëtari i tretë i ekuipazhit, Cai Xuzhe, ofron mbështetje në modulin bazë.

Ata do të instalojnë pompa shtesë dhe do të ngrenë kamerën gjithëdrejtimëshe në modulin laboratorik.

Kjo ecje në hapësirë, e gjatë dhe e vështirë, është një proces i planifikuar me kujdes.

Wu Bing, kryeprojektuesi i stacionit hapësinor kinez nga Akademia e Teknologjisë Hapësinore e Kinës (CAST), shpjegon: “Përpara se të largohen, taikonautët së pari do të kalojnë nëpër kabinën e presionit të ajrit. Ata duhet të kontrollojnë pajisjet dhe veshjet e tyre hapësinore, të ulin presionin brenda kabinës dhe të kalojnë procesin e paraoksigjenimit.”

Pjesa e dytë, ose operacioni kryesor jashtë në hapësirë, përfshin aktivitete të ndryshme, si “ecjen këmbadoras në sipërfaqen e anijes kozmike, afrimin dhe largimin nga krahët robotikë dhe instalimin e vënien në funksionim të pajisjeve në hapësirë,” tha Wu.

Më pas, në rrugën e tyre të kthimit, astronautët duhet “të sigurohen që dyert të jenë të mbyllura dhe në kabinë të shtohet përsëri presioni”. Ata gjithashtu duhet të “heqin siç duhet kostumet e tyre hapësinore”.

Një ecje në hapësirë zakonisht zgjat tetë orë. “Është një përpjekje në ekip që kërkon bashkërendim ndërmjet taikonautëve, ekipit në tokë dhe anijes kozmike,” theksoi Wu.

Next Post
“Plepat e gjeneralit të policisë italiane”, Mitro Çela rrëfen udhëtimin me Azem Hajdarin e Filip Çakulin në Romë

"Plepat e gjeneralit të policisë italiane", Mitro Çela rrëfen udhëtimin me Azem Hajdarin e Filip Çakulin në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In