• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astrit Patozi stigmatizon tërheqjen e Kaçajt: Ai që ka këllqe i qëndron betejës

by Java News
20/05/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi është shprehur në një inervistë për ABC News, se “Bindja Demokratike” ka arritur ti plotësojë në kohë të gjithë afatet dhe kërkesat ligjore, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai gjithashtu është shprehur për dorëheqjen e kandidatit të Lezhës, Salvador Kaçaj, se nuk ka asnjë reagim zyrtar dhe se vetë kandidati, nuk i ka bërë ende me dije asgjë.

Gazetarja Mirela Milori e ka pyetur Patozin se nëse ka patur probleme mes “Bindjes Demokratike” dhe kandidatit Salvador Kaçaj dhe nëse është informuar më parë për këtë reagim të tij, por Patozi e ka mohuar të ketë patur probleme mes tyre.

“As e pohoj as e përgënjeshtroj këtë fakt, sepse personi vetë nuk ka ardhur dhe është qesharake, që brenda 1 minute të bëhet i ditur kandidimi dhe heqja dorë.

Edhe ju vetë nuk keni marrë një reagim personalisht nga Kaçaj për këtë.

Gjithsesi, në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata qe s’kanë këllqe.

Bindja Demokratike do eci përpara dhe ne jemi të vendosur.

Pres që kjo gjë të zbardhet dhe të vijë vetë personi të na e bëj të ditur”, u shpreh Patozi.

Gazetarja: Në fakt duket se ka probleme dhe mes jush, sepse pak pasi KQZ regjistroi për kryetar bashkie në Lezhe ka qënë Salvador Kacaj që shpall dorëheqjen nga gara e 30 qershorit nën siglën tuaj madje thotë që beteja e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejte, duhet përkrahur pa asnjë rezervë por pa opozitën e vërtetë, PD-në, ato do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës thotë Z.Kacaj. Ju i dinit përpara idetë e tij apo i mësuat pas deklaratës për shtyp?

Astrit Patozi: Tani unë do ju bëj një pyetje megjithëse nuk është etike. Nga e dini ju këtë deklaratë, ku e keni mësuar?

Gazetarja: Na erdhi në media në redaksitë tona.

Astrit Patozi: Edhe unë po ashtu si ju jam informuar nga media ndërkohë që edhe për etikë duhej që njeriu që erdhi të merrte kandidimin në zyrën time disa herë duhej që të vinte vetë dhe të jepte edhe moskandidimin, pra tërheqjen. Kjo nuk ka ndodhur pra unë as nuk e përgënjeshtroj as se pohoj një fakt të tillë se dua të kem një fakt, dhe fakti është që të vijë njeriu vetë. Ai nuk ka ardhur ende.

Unë jam i informuar, çuditërisht se është pak komike, në të njëjtën kohë që një portal po jepte lajmin qe kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE Salvador Kacaj regjistrohet nga KQZ-ja dhe po ashtu kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE tërhiqet, pra gati në një sekondë. Ishte pak qesharake të them të drejtën edhe më vonë me vjen një mesazh në celular ku ky burri me fliste për mirënjohje dhe falenderime në adresën time. Unë përfytyrova skenën dhe mendova tre njerez, një njeri që ja kerkonte këtij: Të lutem terhiqu, bëje për mua.

Një njeri tjetër që i merrte përsipër t´i shkruante tekstin, se teksti (që u botua nga shtypi) s´kishte lidhje fare me tekstin që më erdhi mua dhe këtë ditëziun e fundit pastaj që donte ta kishte mirë edhe me mua megjithëse kishte bërë këtë gjë. Tani kjo është një betejë, dhe në çdo betejë qëndrojnë ata që kanë këllqe dhe ikin ata që nuk kanë këllqe dhe kjo është universale dhe s´ka të bëjë vetëm me zgjedhjet tona.

BINDJA DEMOKRATIKE nuk impresionohet nga kjo gjë domethënë sado që të përpiqen, sado të qajnë, të ulërasin, të akuzojnë, të kërcënojnë, BINDJA DEMOKRATIKE do ecë përpara dhe ne jemi shumë të vendosur në rrugën tonë. Kaq është e gjitha.

Unë e para pres që të zbardhet, të vijë njeriu vetë. Mbase nuk vjen dot ose mbase nuk e ka bërë këtë gjë por deri sot që po flasim është kjo situatë. Pra unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë për këtë ngjarje që është sa qesharake aq edhe e pisët. (Tema)

Next Post
Braçe lexon kontratat: LSI i dha tokë Balilit pasi ishte shpallur në kërkim

Zv.kryeministri Braçe sfidon kritikët për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In