• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astrit Patozi: Jam në bisedime me Agron Dukën për koalicion, Bashën se kam pasur kurrë mik

by Ardit Rada
01/12/2020 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë dhe se lista Basha e 2017 është prova më e mirë për këtë. Në një intervistë për Report Tv, i pyetur për marrëdhëniet e tij me kryedemokratin, Astrit Patozi u shpreh se ai dhe Basha nuk kanë qenë kurrë miq, por që kanë pasur marrëdhënie gjithmonë korrekte. Patozi tha se nuk mund të gjykojnë karakterin e dobët të Bashës, por paaftësinë e tij për të fituar.

“Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie. Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama. Nëse Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013”, tha Patozi.

Astrit Patozi u shpreh se për të nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, pra jo vetëm rotacioni, por ndryshimi i vendit ku anti-vlera dhe antiligji të mos jenë ato që sundojnë dhe për këtë  ky pol i tretë që po krijohet ka në fokus pikërisht këtë alternativë, ndryshimin dhe jo rotacionin mes PS dhe PD.

“Për mua nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit? Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam vetëm karrigen e kryeministrit s’kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër”, tha Patozi

Në këtë pol të tretë Patozi tha se ka ftuar të gjithë për të bashkëpunuar që nga Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.

“Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos”, tha Patozi.

Në lidhje me zonën se ku do të kandidoj Patozi tha se “këtë vendim e marrin të gjithë përfaqësuesit  e Bindjes Demokratike, por ai ka dëshirë në Tiranë ku mund të marr edhe maksimumin e votave, pasi gjithmonë ka qenë deputet i këtij qarku”./a.p

 

Next Post
Merr flakë bombula e gazit në një apartament, pronari i banesës pëson djegie

Merr flakë bombula e gazit në një apartament, pronari i banesës pëson djegie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In