• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Astrit Patozi bën alegori: Bijtë e shqipes nxorrën shpatat, ndërkombëtarët të shuajnë zjarrin

by Java News
25/02/2019 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Ish deputeti shpreson se situata e krijuar në Shqipëri mund të zgjidhet me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Patozi tha se parashikon re të zeza për Shqipërinë, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

Patozi: Shqipëria është një precedent botëror për keq, unë do të dëshiroja që ne ta evitonim eskalimin e situatës. Unë nuk besoj në asnjë rast se ne mund të shërbejmë si shembull pozitiv.

Tani që zaret janë hedhur mendoj që e vetmja shpresë është ndihma e partnerëve ndërkombëtarë që mund të shërbejnë si zjarrfikës për të shuar zjarrin.

Unë besoj që çështja e integrimit kalon në plan të dytë. Ne duhet të evitojmë përshkallëzimin e situatës, që me shumë gjasa mund të ndodhë sepse bijtë e shqipes i kanë nxjerrë shpatat nga milli dhe në rast se nuk do të ketë një ndërhyrje energjike të partnerëve ndërkombëtare për t’i gjetur një zgjidhje, e cila edhe mund të vonojë, por që nuk është e pamundur, unë parashikoj re të zeza për Shqipërinë.

Unë pres veprimin dhe aksionin e tyre që mbase mund ta frenojë rënien e karrocës tonë që sot është pa frena.

Djegien e mandateve Patozi nuk e shikon si zgjidhje të problemit, por thotë se probemi është sistemi politik, i ndërtuar nga Rama dhe Basha. Patozi nuk beson në një marrëveshje Rama-Basha, por thotë se zgjidhja është një kontrata sociale e shqiptarëve.

Patozi:  Unë mendoj se kjo është një krizë e sistemit. Pra sistemi ynë politik ka degraduar, ka dhënë shenja, ka kërcitur, është plagosur, por unë besoj që është drejt një vdekje klinike.

Nuk është ora sot për të gjetur përgjegjësit. Unë besoj që kjo është një krizë e thellë e sistemit tonë, e cila nuk zgjidhet dot as me qeverinë tranzitore që kërkon Basha dhe as me atë që “karvani shkon përpara” që thotë Rama.

Unë besoj se të dy janë përgjegjës për këtë pikë ku ka mbërritur sistemi jonë politik dhe besoj se e vetmja zgjidhje është një marrëveshje e madhe, jo vetëm mes partive, por një kontratë sociale e shqiptarëve për një kushtetutë të re dhe për një sistem politik të ri, të rindërtuar. (Ora News)

Next Post
“Kortezhi i pikëllimit” me 71 arkivolet e viktimave të luftës arrin në Potoçar

REPORTAZHI/ Komisionet e serbëve të Bosnjës po shtrembërojnë historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

“Ta mbash me shëndet”, Sula i premton Ramës përkushtim 24 orë si Kryeinspektor i Përgjithshëm

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In