Aston Martin prezantoi modelin DB11 një vit më parë në Gjenevë dhe tani është duke testuar një model më të fuqishëm me prapashtesën “S”.
Modeli i ri është fotografuar gjatë testimeve në Suedi.Dizajni i tij është më agresiv në krahasim me modelin standard, pasi ka të ridizajnuar pjesën qendrore të trupit.
Modeli i ri pritet të ketë motor 5.2-litërsh me më shumë se 600 kuajfuqi.
Aston Martin DB11 S pritet të vijë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, përgatiti Koha. (b.an)