• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Astiri’ shkon në Rusi, portali i lobistit të Bashës sulmon policen që humbi dy gishtat

by Java News
25/11/2018 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu demokrat Lulzim Basha është aktualisht nën hetim nga drejtësia amerikane për aferat miliona dollarëshe të lobimit përmes oligarkëve rusë, lidhje këto të zbuluara nga mediat ndërkombëtare.

Por për të qënka e vështirë që të ndahet nga lobet ruse, të cilat hera herës i përdor për të fabrikuar shkrime që nxijnë vendin e tij.

Së fundmi, Basha ka zhvendosur protestën e banorëve të Astirit në Rusi, duke i treguar opinionit publik të Rusisë se si Edi Rama po “përdor policë të pambrojtur e të patrajnuar në protesta, që ata të lëndohen dhe më pas të përdoren politikisht.”

Dje portali informativ Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ritheksonte atë që kemi dëgjuar ditët e fundit nga Basha, se efektivja Ina Nuka ishte një police e pambrojtur dhe e patrajnuar që po përdorej nga pushteti i Edi Ramës.

Mesazhi i Bashës ishte vënë në gojën e një gazetareje me emrin Alice Taylor, që ndër të tjera në shkrimin e saj i bënte thirrje diplomatëve të huaj në Tiranë, të zgjoheshin përpara padrejtësive të qeverisë Rama.

Por si faktohet lidhja e Bashës me propagandën ruse? Portali Tsarizm.com është në pronësi të L.Todd Wood, gazetar me banim në Moskë, emër ky i njohur për shkrimet e tij kundër Shqipërisë në Washington Times, por edhe si njeri i idhur me lobistët rusë.

Lexo.al zbuloi disa kohë me parë lidhjen mes tij dhe Yuri Vanetik, lobist rus dhe anëtar bordi në Tsarizm.com, mik dhe bashkëpunëtor me Nick Muzin, Mike Flynn dhe Kemal Alptekin, që të tre lobistë të Lulzim Bashës. (shih linkun- http://lexo.com.al/foto-faktet-zbardhet-intriga-ruse-ja-kush-fshihet-pas-shkrimeve-kunder-vetingut-ne-washington-times/ )

Së fundmi, mediat amerikane e kanë vënë këtë portal në qendër të sulmeve si një pasqyrë e pështirë e propagandës pro ruse. Shkaku është bërë pikërisht Vanetik, që sipas amerikanëve e përdor portalin për të fabrikuar shkrime në favor të klientëve për të cilët lobon, veprim që drejtësia amerikane e cilëson të paligjshëm.

Portali Tsarizm është i mbushur me shkrime kundër identitetit të shqiptarëve, e në të njejtën kohë me qoka, promovime dhe reklama për klientët e lobistëve si Nick Muzin dhe Yuri Vanetik, dy njerëz që sipas investigimeve kanë shërbyer për Lulzim Bashën.

Së fundmi, ja ku është një tjetër provë që ata e kanë përdorun portalin e L. Tood Wood për t’i bërë jehonë mesazhit të Bashës se efektivja e plagosur rëndë Ina Nuka, ishte thjesht një vajzë e patrajnuar, e përdorur nga pushteti./Lexo.al

Next Post
“Presheva rrezikon të bëhet një Çamëri e dytë”

“Presheva rrezikon të bëhet një Çamëri e dytë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In