• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Assad ‘privatizon’ Sirinë, ligj për shpronësimin e 10 mln të shpërngulurve nga lufta

by A R
27/04/2018 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 10 milionë sirianë, të cilët kanë braktisur vendin, janë lajmëruar që të kthehen dhe të konfirmojnë shtëpitë e tyre deri në fillim të majit, përndryshe ato do të shtetëzohen.

Ligji i ri i pronave që hyri në fuqi këtë muaj ka ngjallur frikën se qytetarët që kundërshtojnë Bashar al-Assadin përballen me ekzil të përhershëm dhe se komunitetet e tyre do t’i marrin besnikët e regjimit. Shumica e sirianëve që kanë braktisur vendin dhe atyre që janë spostuar brenda tij, e kanë të pamundur ose nuk duan që të kthehen në këtë situatë për të vërtetuar zotërimin e pronave të tyre. Për këtë arsye, ekspertët thonë se ligji i ri dhe koha e shkurtë që u lë njerëzve në dispozcion tregon qartë se ai po përdoret si një instrument ndryshimi demografik dhe inxhinieri sociale.

Ligji i ri i jep fuqi administratave lokale që të regjistrojnë sërish pronat në zonat e tyre, një lëvizje që kërkon praninë e pronarit. Ekspertët thonë se për miliona refugjatë sirianë, jashtë dhe brenda vendit, ky është një mision i pamundur, për të mos thënë vetëvrasës për ata që do të vendosin të kthehen.

Për regjimin, ligji është një mrekulli, pasi shërben si mjet vetting-u për ata që do të kthehen dhe si një mënyrë për të lënë pa asete rivalët politikë. Gjithashtu, e lejon regjimin që të konsolidojë pushtetin duke ripopulluar zonat strategjike të vendit me besnikë të tij, diçka që shuan çdo mundësi kundërshtimi në të ardhmen.

Ligji sirian u diskutua në një konferencë donatorësh mes BE-së dhe OKB-së në Bruksel gjatë kësaj jave, ku të pranishmit pranuan në heshtje se 1,5 milionë sirianë në kontinent do të mbesin aty. Një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti u shpreh se ligji i pronave ishte gozhda e fundit e arkivolit për ata, pasi ligji përbën një masë ndëshkuese dhe jo rregullatore që forcon regjimin e Bashar al-Assadit./a.m.

Next Post
Kryeministrja Bërnabiq ul hundën: Nënshkruaj për Kosovën në OKB në interes të Serbisë

Kryeministrja Bërnabiq ul hundën: Nënshkruaj për Kosovën në OKB në interes të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In