Presidenti sirian, Bachar Al-Assad kundërshtoi projektin e homologut të tij amerikan, Donald Trump për përcaktimin e zonave të sigurisë për civilët në Siri, në një intervistë publikuar sot.
Donald Trump konfirmoi muajin e kaluar se qeveria amerikane parashikonte në vend zona sigurie për të akomoduar sirianët e zhvendosur, pa dhënë më tej detaje.
I pyetur nga Yahoo News për këtë çështje, presidenti sirian iu përgjigj se zona sigurie për sirianët nuk mund të përcaktohen përderisa ka stabilitet dhe siguri.
« Ata nuk kanë aspak nevojë për zona sigurie », shtoi ai duke iu referuar refugjatëve dhe të zhvendosurve sirianë.
”Është shumë më tepër e zbatueshme, shumë më praktike dhe më pak e kushtueshme për të patur stabilitet sesa të krijosh zona sigurie. Kjo ide nuk është aspak realiste », theksoi sërish Assad./b.d











