• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aspirina, kjo aleate e kancerit

by Java News
11/08/2020 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rezultatet nga një studim klinik i kohëve të fundit tregojnë se për njerëzit në moshë, me kancer në fazë të avancuar, aspirina mund të rrisë rrezikun e përparimit të sëmundjes dhe vdekjen e hershme.

Studimi, i cili u krye nga një ekip i udhëhequr nga studiues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts-it (MGH), Qendrës Berman në Minesota dhe Universitetit Monash në Australi, është botuar në “Journal of the National Cancer Institute”.

Rezultatet e provave klinike me njerëz kryesisht në moshë të mesme tregojnë se aspirina mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të kancerit kolorektal. Megjithatë, për të moshuarit informacioni mungon.

Për këtë, studiuesit ndërmorën një hulumtim të ri, me një dozë të ulët ditore të aspirinës tek të rritur të shëndetshëm. Studimi përfshiu 19 114 pjesëmarrës të komunitetit australian dhe amerikan të moshës mbi 70 vjeç (pakicat amerikane mbi 65 vjeç) pa sëmundje kardiovaskulare, probleme të shëndetit mendor ose paaftësi fizike në fillimin e studimit. Pjesëmarrësit u ndoqën për një periudhë mesatare prej 4.7 vjet.

Në tetor 2018, studiuesit publikuan një raport shumë befasues dhe shqetësues që tregon një lidhje midis përdorimit të aspirinës dhe një rreziku të shtuar të vdekjes, kryesisht për shkak të kancerit. “Ne e kemi kryer këtë studim si një ekzaminim më të hollësishëm të efektit të aspirinës në zhvillimin e kancerit, si dhe vdekjen nga kanceri“, shpjegoi autori kryesor, Andrew T. Chan, drejtor i Epidemiologjisë në Qendrën e Kancerit MGH dhe Profesor i Mjekësisë në Shkollën Mjekësore në Harvard.

Doktor Chan dhe kolegët e tij raportuan se 981 pjesëmarrës që po merrnin aspirinë. Ata që merrnin aspirinë kishin një rrezik prej 19% më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer që ishte përhapur (ose metastizuar) dhe një rrezik prej 22% më të lartë për t’u diagnostikuar me fazën 4, ose me kancer të avancuar. Gjithashtu, në mesin e pjesëmarrësve që u diagnostikuan me kancer të përparuar, ata që morën aspirinë kishin një rrezik më të lartë për të vdekur gjatë kohës së monitorimit sesa ata që merrnin qetësues.

“Megjithëse këto rezultate sugjerojnë që ne duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e terapisë me aspirinë tek të rriturit e shëndetshëm, kjo nuk do të thotë se individë që tashmë janë duke marrë aspirinë— veçanërisht nëse ata filluan ta marrin atë në një moshë më të re – duhet ta ndalojnë përdorimin e saj“, shtoi Dr. Chan.

Next Post
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Talo Çelës

Peqin, RENEA rrethon lagjen, në përpjekje për të kapur të kërkuarin Talo Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

September 4, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Për ata, që nuk e kuptuan kurrë Edi Ramën

September 4, 2026
Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

September 4, 2026
“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

September 4, 2026
Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

September 4, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (FOTO)

Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (FOTO)

September 4, 2026
Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

September 4, 2026
“Epsteini” ynë

Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit

September 4, 2026
Rrezikoi të mbetej jashtë, Anis Mehmetit i vjen lajmi i shumëpritur nga Premier League!

Rrezikoi të mbetej jashtë, Anis Mehmetit i vjen lajmi i shumëpritur nga Premier League!

September 4, 2026
Italia dhuron 160 mijë viza për rusët, a rrezikohet vendi nga agjentët sekretë të Moskës?

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët, a rrezikohet vendi nga agjentët sekretë të Moskës?

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com