• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aspektet erotike të shenjës suaj të horoskopit

by A R
01/02/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa njerëz ju ngjisin; disa të tjerë jo. Disa i joshni, por ndonjëherë nuk ia dilni dot, dhe ata mbeten në të shkuarën. Sepse, herët apo vonë, dikush që ju pëlqen (mik apo i dashur) do t’ju zgjedhë ju ashtu siç ju zgjodhët atë. Përse pikërisht ai?

Varet nga ju. Përveç cilësive ‘të vështira’ të shenjës suaj, ju mbartni edhe ato anë të mira që i bëjnë për vete disa njerëz. Cilat janë ato?

Dashi: Dashi është një shenjë e lindur për të udhëhequr. Ju nuk ndiqni trende; ju i krijoni ato. Edhe pse mund të jeni impulsivë dhe ndonjëherë i lini gjërat përgjysëm, keni një entuziazëm dhe një optimizëm që ju karakterizon: ky është faktori më i fortë i joshjes suaj.

Demi: Demi njihet si një shenjë shumë koëfortë! Por, jeni aq sharmantë dhe aq me këmbë në tokë, sa gjithçka tjetër lihet menjanë. Ju i joshni njerëzit me qasjen plot klas ndaj jetës dhe botës; sensualitetit, dhe shijes së hollë në vlerësimin e të bukurës. Dhe më e rëndësishmja: jeni partner besnikë dhe bujarë.

Binjakët: Natyra impulsive e Binjakëve ndonjëherë e vështirëson ndërveprimin me të tjerët, por është pikërisht kjo ajo që gjithashtu, ju kthen në një prani të këndshme për t’u pasur afër. Jeni energjikë, dhe e keni gjithmonë diçka të mençur për të thënë. Nuk ka asnjë moment ‘budallallëku’ për Binjakët!

Gaforrja: Gaforrja mund të jetë e mbindjeshme dhe shumë e përqëndruar tek vetja. Por të tjerët mund ta harrojnë këtë, për hir të besnikërisë, mbështetjes dhe kujdesit që ju ofroni për ta. Nëse e doni dikë, e ndjeni të natyrshme t’i falni atij të gjithë dashurinë, ëmbëlsinë dhe mundësisht edhe dhurata, për t’ia bërë të qartë partnerit se e doni.

Luani: Po, Luani mund të jetë shenja më ‘mburravece’ e horoskopit, dhe ndonjëherë vetëbesimi dhe ambicia e tyre mund t’u duket e tepruar disave, por keni të tjera gjëra që ua rrëmbejnë atyre zemrën. Ju si Luan jeni shumë besnikë dhe mund të jeni miqtë më bujarë. Të tjerët dashurohen me entuziazmin dhe pasionin me të cilin bëni gjithçka.

Virgjëresha: Shenja që pëlqen të analizojë çdo gjë: përfshirë edhe të tjerët, që nga mënyra sesi grimohen tek mënyra sesi flasin. Por në thelb jeni të sinqertë, të vërtetë, me të tjerët dhe mbi të gjitha me veten. Për këtë jeni shumë të çmueshëm për ta, por jo vetëm! Jeni partnerë dhe miq tek të cilët mund të mbështetesh.

Peshorja: Ashtu si Luanët, edhe Peshorja kërkon vëmendjen e të gjithëve dhe mund të jetë shpesh e pavendosur. Sidoqoftë, hiri juaj i brendshëm, aftësia për të thënë kurdoherë fjalën e duhur në kohën dhe vendin e duhur, mbizotërojnë mbi të tjerat duke u kthyer në një magnet për njerëzit. Peshorja është shenja më e shoqërueshme dhe veç kësaj, arrin të krijojë një ambjent të paqtë e të këndshëm mes miqve të tyre.

Akrepi: Në të kundërt me Peshoren, shenja e Akrepit nuk shquhet aspak për të qenë e shoqërueshme dhe shpesh, u pëlqen më tepër vetmia. Por ju i fitoni zemrat e të tjerëve duke qenë partnerët më pasionantë që mund të ekzistojnë, dhe shumë besnikë! Për akrepët më e rëndësishmja është të krijojnë marrëdhënie plot pasion dhe energji, çka ndonjëherë i bën të tjerët të përballen edhe me bipolaritetin e humorit të tyre.

Shigjetari: Ndonjëherë Shigjetarët mund të tregohen të pandjeshëm apo të pashoqërueshëm, duke i bërë të tjerët edhe të duan të largohen. Por ata rrinë sepse, nuk ka partnerë më emocionues, e që të falin kaq shumë aventurë sa Shigjetarët!

Bricjapi: Bricjapët mund të jenë të pabesë, dhe vetëbesimi që kanë mund t’i bëjë të duken arrogantë dhe mburravecë. Por është pikërisht ky besim i natyrshëm në vete që i tërheq kaq shumë të tjerët tek ju. Nëse një Bricjap vendos t’i fitojë dikujt zemrën, i përkushtohet atij me gjithë forcat për t’ia dalë.

Ujori: Shenja rebele e horoskopit, Ujori, është në kërkim të argëtimit, risisë dhe emocionit, shkruan Anabel. Me këtë prirje të lindur drejt përjetimeve intensive ju i joshni të tjerët, sepse për ju njerëzit e rinj janë si një aventurë e re.

Peshqit: Edhe pse Peshqit është një shenjë shumë e ndjeshme dhe idealiste, kjo kthehet pikërisht në pikën e tyre më të fortë për t’i bërë të tjerët t’i dashurojnë. Ju u përkushtoheni të tjerëve me gjithë shpirt, dhe shikoni gjithmonë më të mirën e kujtdo./Telegrafi/

Next Post

Mbyllja e Urgjencës, mjekët paralajmërojnë me grevë urie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In