Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri ku ka apeluar që mos ketë panik por masa të shpejta dhe të vendosura.
Basha thotë se të gjithë tashmë duhet të bëjnë sakrifica, kujdes për higjienën, kufizimi i udhëtimeve apo qëndrimi në shtëpi nëse nuk dihen mirë.
“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.
Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi. Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura“, shkruan Basha.
g.kosovari