• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri! Mjeku i njohur tregon arsyet

by Java News
04/03/2020 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Tritan Kalo në një status në Facebook shkruan se Shqipëria do ia dalë mbanë edhe me rrezikun e ri që i kanoset prej virusit COVID-19.

Kalo shprehet se me më pak dyshim, pa panik dhe së bashku me mirëbesim do i dilet edhe kësaj situate pasi mjekët ndër vite janë përballur me epidemi dhe kur ka pasur bashkëpunim ja kanë dalë.

Gjithashtu ai radhit edhe arsyet se pse Shqipëria nuk është prekur ende nga koronavirusi të cilat janë nga masat për kontrollin e fluksit të udhëtarëve, mungesa në të shkuarën e infeksioneve pararendëse Beta- Coronaviruse, kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe alerti i sistemit tonë imunitar dhe vaksinimi i rregullt i popullatës.

STATUSI I TRITAN KALOS

Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-work” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetsor Publik….Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…SFIDA e rradhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19….Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirsim e Gripit sezonal, 4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012), 5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor!!!

Next Post
Balla: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gati për bisedimet për anëtarësim

Balla: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gati për bisedimet për anëtarësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In