• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asnjë palë nuk e do interpelancën për McGonigal”/ Vangjeli: Në 14 maj Berisha do të mundë Saliun!

by Java News
16/02/2023 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 3 seancash plenare, po kërkohet me ngulm nga opozita zhvillimi i një interpelance me kryeministrin EdI Rama për lidhjen e tij me McGonigal, megjithatë, për analistin Lorenc Vangjeli, askush nuk do që kjo përballje të ndodh. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli tha se këtë përballje nuk e do as opozita e Enkelejd Alibeajt, as ajo e Sali Berishës, madje as vetë kryeministri Edi Rama. E për këtë ai solli argumente.

“Asnjë palë nuk e do interpelancën. Sepse ju duhet konflikti dhe jo ezaurimi i shkakut, duhet diçka për të krijuar ato skena dhe jo për t’iu afruar thelbit. Parlamentin e duan të legjitimuar Meta dhe Berisha. Berisha sepse nuk menaxhon dot grupit e tij parlamentar. E do dhe Rama. Rama ka filluar ta tregojë nevojë për një distancë me parlamentin dhe thotë “po unë ç’dua këtu”. Parlamenti qoftë në kohën e  Berishës dhe sot është shtojcë e kryeministrit. Në këtë pikë palët bien bashkë. Opozita nuk do të thotë asgjë më shumë nga sa janë thënë deri më sot, do dëgjohet e njëjta retorike dhe nuk ka perëndi që do të dallojë çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Rama është  në vështirësi, doli në TV dhe në një interpelancë nuk do të thoshte asnjë fjalë. Kjo ndeshje ishte thjesht një përplasje për procedurë, herë pas here ngre dorën kërkon 3 minuta për procedurë dhe lëshojnë tufë marrëzish”, tha Vangjeli.

Mirëpo, përballë këtyre argumenteve, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi shprehet se nuk është aspak dakord. Pëllumbi thotë se nuk iu intereson konflikti dhe ajo se çfarë po ndodh në Kuvend, ai thotë se nuk është gjë tjetër veç se një garë për të treguar se cila palë e PD-së është më e ashpër me mazhorancën.

“Nuk jam dakord, nuk na intereson asnjë lloj konflikti, përveç hallet e tjera, t’i shtosh dhe një tjetër, nuk jam dakord, për më tepër që në 14 maj kemi zgjedhje dhe ne jemi shumë mirë të organizuar, kemi betejë elektorale, mund të tregojmë forcat aty. Ka nevojë elektorati që të na dëgjojë, kemi drejtuar për vetëm pushtetin lokal dhe tani ka ardhur momenti për të dhënë llogari. Janë inskenime, nuk drejtohet seanca, po nuk more masa, po nëse ne themi pse nuk flasim? Ca do bëjmë të kalojmë në përplasje fizike? Jo jemi tolerant, ajo rregullore nuk është bërë për mazhorancën dhe opozita të bëjë ç’të dojë, Është lufta e brenda se kush do marrë vulën e PD, pse u shty protesta me 3 mars. Ka garë se kush është më i ashpër, nuk ka lidhje me mazhorancën”, tha Pëllumbi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se ka bindje që edhe në 2 mars interpelanca nuk do të zhvillohet, se është thjesht një justifikim që po përdor Berisha për protesta.

“Nuk do të zhvillohet normalisht, se duan që të kenë mundësi që të zhvillojnë protestën në 3 mars, është strategji e Berishës që për fat të keq detyrohet t’i shkohet nga pas edhe krahu tjetër që të mos mbetet pa aksion”, shtoi ai.

Këtë “luftë” analisti Lorenc Vangjeli e sheh ndryshe. Ai thotë se konflikti po përdoret si një alibi për Berishën, për humbjen që do të pësojë në 14 maj. Madje ai thotë se kjo datë, do të jetë e rëndësishme për Berishën si individ, por edhe si politikan.

“Konflikti i intereson Berishës edhe nëse do ishte vetëm në një dhomë vetëm, di zihej me vete. Alibi për humbjen në 14 maj. Jargani më i përkryer për të mbuluar defektet e qeverisjes, konflikti i intereson dhe Ramës. Rama ka nevojë për kohë. Berisha nuk do jetë më kryeministër i këtij vendi. Loja bëhet për 2025. Në 14 maj, Berisha do të mund Saliun, politikani kundër individit egoist, në politikë dhe gjithçka tjetër”, shtoi Vangjeli.

Në fund, Pëllumbi i pati edhe një koment për zgjedhjet në 14 maj, ku tha se socialistët po bëhen gati për t’i fituar të gjitha bashkitë./m.j

Next Post
Veliaj jep lajmin e bukur: Artiola Toska vjen më 28 shkurt me një super koncert në Pallatin e Kongreseve

Veliaj jep lajmin e bukur: Artiola Toska vjen më 28 shkurt me një super koncert në Pallatin e Kongreseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata e Durrësit lë në burg 3 prej të arrestuarve, ndryshon masa për…

January 17, 2026
Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Habit me deklaratën e tij për protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump, përgjegjës për viktimat dhe dëmet

January 17, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

January 17, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

January 17, 2026
Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

January 17, 2026
“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

January 17, 2026
Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In