• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë marrëveshje! Ja reagimi i qeverisë së Kosovës pas takimit me palën serbe në Bruksel, temat që u diskutuan

by
18/08/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka diskutuar për dy tema në takimet e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Takimet kanë përfunduar pa marrëveshje. Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare.

Sipas saj, Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, prandaj edhe “ ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”.

“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Qeverisë.

Edhe pas disa orësh negociata, Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe.

Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime ndaras me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, por edhe takime të përbashkëta.

Borrell ka thënë se takimet e 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk kanë qenë “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Kryeministri Kurti nuk është deklaruar pas takimeve, derisa Vuçiç – teksa po mbaheshin takimet në Bruksel – ka thirrur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, sipas mediave në Serbi.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, u ka thënë gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut serb të premten, më 19 gusht, në Beograd.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve. Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi. /REL

/e.d

Next Post
Shtatori vjen me gjëra të reja/ Para dhe romancë, këtyre shenjave do t’u ndryshojë jeta

Shtatori vjen me gjëra të reja/ Para dhe romancë, këtyre shenjave do t’u ndryshojë jeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Shefja e painformuar e shërbimit Informativ…

September 22, 2026
Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

September 22, 2026
Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

September 22, 2026
Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

September 22, 2026
Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

September 22, 2026
Protesta e 115-të në bulevard, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë!

Protesta e 115-të në bulevard, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 22, 2026
Po planifikonin sulm terrorist ndaj komunitetit hebre në Angli, arrestohen 2 persona në Mançester!

Po planifikonin sulm terrorist ndaj komunitetit hebre në Angli, arrestohen 2 persona në Mançester!

September 22, 2026
Kombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Kombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

September 22, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident në rrugën Korçë-Voskopojë, 3 persona të plagosur dërgohen në spital

September 22, 2026
Rasti “Xhaka” merr përmasa të reja, mjekja del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë!

Rasti “Xhaka” merr përmasa të reja, mjekja del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com