Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani, ka bërë akuza të forta në drejtim të trajnerit të Kombëtares U-19, Arjan Bellai, raporton Panorama Sport.
“Jam i zhgënjyer totalisht. Jo vetëm unë personalisht, por e gjithë Vllaznia dhe Shkodra njëkohësisht. Prej pesë vitesh jemi kampionë të Shqipërisë të moshës U-19. Dhe kur vjen puna, ai trajner, me pafytyrësinë më të madhe, nuk afron asnjë lojtar nga Vllaznia. Afrohen lojtarë vetëm me miqësi”, flet hapur Hasani.
“Lojtarët e mi janë të varfër dhe vijnë në stërvitje me biçikletë, nuk kanë X5 apo Q7!”, lëshon ironinë e tij drejtori i akademisë. Në fund, lëshon një mesazh të qartë për Bellain që të largohet nga pankina, pasi nuk e bën dot atë punë. Prej pesë vitesh jemi kampionë të Shqipërisë të moshës U-19. Dhe, kur vjen puna, ai trajner me pafytyrësinë më të madhe nuk afron asnjë lojtar nga Vllaznia. Merr lojtarë nga Partizani që nuk kanë luajtur në formacion”.
Panorama Sport