• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë linjë treni nuk ka vende

by Java News
25/11/2022 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sot në mëngjes kisha një telefonatë me mikun tim që është nisur për në Francë para pak ditësh, për një trajnim mbi sigurinë publike. E dija se ishte në Paris.

-Ngelëm këtu- më tha sapo hapi telefonin; as biletat që kishim në xhep nuk pinë ujë.

-Ku ndodhesh tani, nuk je në Paris?

– Jam në një rajon larg, Gramat quhet; në Paris dua të shkoj, por asnjë tren nuk ndalon. Të gjithë trenat vijnë e ikin. Asnjë linjë treni nuk ka vende!- më tha miku im dhe më la dy mbresa:

E para, se si po më vinte që ai nuk po  e kapte Parisin sot në mesditë.

E dyta, ajo që më bëri më shumë të mendohem: Një shtet i pasur ka shumë lëvizje, domethënë i lëviz gjaku e jeton fuqishëm; një qytetari e zhvilluar është bërë ashtu për shkak të shpejtësive.

Ku është Gramati? Hyra në Google: Gramati- një rajon në jugperëndim të Francës, me nja tremijë e ca banorë, plot katedrale e kështjella. Distanca deri në Paris është rreth 560 kilometra; por koha për të kapur Parisin varet me cilin mjet dhe me çfarë shpejtësie udhëton. Me veturë- 5 orë, me tren bëhet për rreth 6 orë, me trenin e natës bëhet për dy orë më shumë- rreth 8 orë me tren dhe autobuz akoma edhe dy orë të tjera- rreth 10 orë.

Një ‘katund’ i largët në Francë, më mbeti në mendje për shkak të pasurisë dhe të lëvizjes. ‘Asnjë linjë treni nuk ka vende’, më tha miku im.

Është një tregim shumë i thjeshtë, vërtet; por kur vjen ‘në shtëpinë e hallexhiut’, siç e thotë populli në një mënyrë tjetër, atëherë të peshon shumë; peshon pavarësisht sa i thjeshtë është tregimi me ‘botën e zhvilluar’. Ne, këtu në Tiranë, na qëlloi që të na godasë fort nocioni dhe nevoja për lëvizje. Dje sapo mbaroi punë një seancë Parlamentare, ku me zor të madh nxori kokën një vepër e re, e madhe, e pa ndodhur kurrë në vendin tonë- Porti i Ri i Durrësit. Normal që do të lindte me zor të madh, sepse një ‘peshë’ e madhe në çdo maternitet lind me vështirësi. Aq më shumë në një maternitet plot infeksione që ndalojnë rritjen dhe shpejtësinë. Porti i Ri është një nga ato vepra që do t’ia rrisë lëvizjen mbarë kombit dhe vendit tonë. Efekti i parë i shpejtësisë është që do të krijohet ‘Parku dy-Qytetës’ me dy rajone bashkë (Tiranë e Durrës), dhe që sipas disa të thënave do të quhet ‘Duran’. Lëvizja do ta bëjë vendin tonë që të njihet sipas një harte të re përtej ‘hartës’ së staniacionit dhe dembelizmit mesjetar. Porti, fillimisht, do të vendoset në një truall me sipërfaqe prej 812 600 m2. Do të ketë të përfshirë 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. 80 000 metër katror hapësira të gjelbra (sa një qytet i kategorisë së dytë), dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Parashikohen 12 000 qytetar të punësuar… Për të ardhur nga Durrësi në Tiranë do të duhen vetëm pak minuta, sepse do të jesh brenda të të njëjtit qytet, jo 500 e ca kilometra sa Gramat- Paris.

Ndërsa shumëfishohet lëvizja me botën. Edhe shpejtësia e marrëdhënies me të tjerë dhe me njëri tjetrin bëhet njëmijë fish. Tre portet e tjerë të vendit sapo kanë nisur projektin e zhvillimit; për pak vite do të dalin mbi ‘ujërat e shpejtësive të ulëta’. Janë edhe tre aeroporte të rinj…

Pyetja që po shtrohej dje në Kuvend ishte e thjeshtë: Të lëvizim apo jo? Të shtojmë shpejtësitë, apo të ruajmë derisa ndryshku të hajë edhe bigën ‘Adem Reka’ të vitit 1968?

As Atdheu, asnjë trup tjetër, nuk jeton pa lëvizje.

Me çfarë shpejtësie do të lëvizim?!- kjo është çështja. Ndërsa një pjesë e madhe e politikanëve të vendit tonë mendojnë se ‘ le të rrimë kështu si jemi…, presim trenin edhe kur nuk vjen’. 35 deputetë në Kuvend, dje, nuk e votuan ndërtimin e Portit të Ri.

A është politika inerte, apo është lëvizja ajo që e zhvillon vendin?…

Sikur të bëheshin shumë pyetje, tribuna e ‘no way!’ do të zbrazej pak nga pak, nga 35 që janë- në 34, nga 34 në 4…

Ka ligjësi: Sepse mungesa e shpejtësisë na la në prapambetje përballë qytetërimit perëndimor; nuk ishte ideologjia, por mungesa e shpejtësisë! U kanë gënjyer ata që u thanë se ‘ideologjia jonë është fitimtare’. As ideologjia se ‘po na marrin Portin’, nuk e zhvillon vendin. Ideologjia në Parlament e paraqet në mënyrë të gabuar realitetin; qëllimisht në mënyrë të shtrembëruar. Ideologjia nuk e ka kriter të vërtetën; shpejtësia po; edhe lëvizja- po; si kategori të shkencës.

Ndryshe po na detyrojnë të presim trenin e natës, ose as trenin e natës…,  ku Gramat- Paris bëhet për dhjetë orë, në vend të pesë orëve.

Next Post
VIDEO/ Ndjekje me dron, Policia e Shtetit publikon pamjet e megaoperacionit në laboratorin e kokainës në Fier

VIDEO/ Ndjekje me dron, Policia e Shtetit publikon pamjet e megaoperacionit në laboratorin e kokainës në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

August 22, 2026
Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

August 22, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!

August 22, 2026
Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

August 22, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

August 22, 2026
“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

August 22, 2026
Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, operacion nga toka për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për zonat e banuara!

August 22, 2026
Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com