• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë lek që nga arrestimi. Bashkia kërkon mendim, a ta paguajmë Veliajn?

by A R
15/12/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 10 muajsh, Erion Veliaj vijon të jetë i izoluar nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe pagesa e tij si kryebashkiak është ndërperë. Por, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkinë e ka zënë dilema, nëse duhet t’i japë rrogën apo jo, duke i kërkuar mendim KQZ-së. 

Prangat e SPAK nuk do të thonë vetëm humbje lirie për Erion Veliajn, por edhe ndërprerjen e pagës si kryebashkiak i Tiranës. Që nga shkurti i këtij viti, marrëdhënia e tij financiare me Bashkinë e Tiranës është ndërprerë, duke futur në dilemë vetë institucionin.

Kjo dilemë ka lindur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ndërpreu mandatin Veliajt, dhe për të qenë të saktë, një mendje ia kërkojnë Ministrisë së Financave, KQZ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: “Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qenë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për z. Veliaj. Referuar vendimit, datë 03.11.2025, të Gjykatës Kushtetuese, z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023. Për sa më sipër, të ndodhur në këto kushte, të cilat vështirësojnë trajtimin nga ana jonë, si dhe bazuar në rolin tuaj, kërkojmë udhëzim duke na orientuar se cilat janë këto akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për page”.

Kërkesa mban datën 10 dhjetor dhe në bazë të përgjigjes, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, në mungesë të lirisë, mund të fitojë një bonus pagën e 10 muajve të fundit.  (A2 Televizion)

Next Post
Arrestimi i Berishës/ Zbardhen vendimet e Kryesisë: Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar! Ja çfarë do ndodhë me Gaz Bardhin

Zyrtari i lartë i PD: Pas Berishës janë 20 hiena apo ujqër që duan t'i zënë vendin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com