• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Asnjë i pyetur për skandalin e ‘DH Albania’, Dobi drejt shpalljes në kërkim

by A R
23/12/2018 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se dy javësh, që nga dita kur Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për kompaninë “DH Albania”, që me dokumente të falsifikuara fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë euro, veprimet hetimore duket se kanë mbetur në vend.

Që prej datës 7 Dhjetor, organi i akuzës ka kërkuar që të bëhet pyetja e Avdiol Dobit, person i cili rezulton të ketë lidhur kontratën me autoritetin rrugor si dhe me Operatorin e Sistemit te Transmetimit.

Ndonëse 26 vjeçari rezulton nga sistemi TIMS të jetë brenda territorit shqiptar, ai nuk ka kthyer asnjë përgjigje pranë organit të akuzës nëse ka marrë ose jo dijeni për fletëthirrjen.

Nëse Dobi nuk do të paraqitet në prokurori vullnetarisht brenda afatit që parashikon ligji, atëherë do të kërkohet paraqitja e detyrueshme, e më pas edhe shpallja e tij në kërkim.

Por, ndonëse lista me emrat që do të pyeten në prokurori lidhur me megaskandalin është e gjatë, prokuroria nuk ka marrë ende dëshminë e asnjë personi. Duket se mosveprimi i organit të akuzës për të marrë në pyetje personat e tjerë, si noterë, përkthyes, apo zyrtarë të institucioneve, i jep kohë personave përgjegjës për të fshirë ose manipuluar provat e po ashtu për të kërcënuar dëshmitaret, shkruan Vizion Plus.

Dëshmia e 26 vjeçarit konsiderohet tepër me rëndësi për grupin hetimor, pasi Avdjol Dobi do të japë sqarime në lidhje me dokumentet që kompania dorëzoi pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit. I riu do të pyetet nëse ka dijeni që dokumentet e paraqitura janë të falsifikuara, apo se kush janë personat që ia kanë dhënë atij këto dokumente.

Ndërkohë, nga verifikimet e bëra në SHBA, rezulton se kompania DH Albania ka ndryshuar me qëllim datën e themelimit të saj, në mënyre që të fitonte tenderin 18 milionë euro të lotit të parë të Unazës së Re.

Më herët, Zëri i Amerikës nënvizoi se pas kompanisë DH Albania, qëndron biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj, pasi ne shkresa rezulton se kanë emrin njerëz që punojnë për të.

/a.rada

Next Post
Pushimet e Vitit të Ri, shqiptarët preferojnë të festojnë në atdhe

Pushimet e Vitit të Ri, shqiptarët preferojnë të festojnë në atdhe

Comments 1

  1. Tenderi says:
    8 years ago

    Me ne fund o Java, bete nje lajm per kete ngjarje.
    Presim ndonje shkrim tani, per Qendron dhe Gjiknurin, pse jo dhe Ramen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

October 23, 2026
Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

October 23, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

October 23, 2026
Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

October 23, 2026
Deputeti i dalë nga Vetëvendosja: Radoiçiç, biznes ilegal me vlerë 800 milionë euro në Kosovë

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

October 23, 2026
Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

October 23, 2026
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In