• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Asnjë i paprekshëm, Bashkia shemb edhe shkollën “Kristaq Rama” (Fotot)

by Java News
20/08/2015 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5 nuk i ka shpëtuar as shkolla “Kristaq Rama”. Për më shumë se 20 vite ky objekt arsimor i ka shpëtuar çdo fushate dhe ndërhyrje nga ana e bashkisë apo të qeverisë.

Madje, sa herë flitej për ndërhyrje dhe lirimin e hapësirave publike, sfida e madhe për të gjithë ishte lirimi i trotuarit që kjo shkollë ka uzurpuar në zonën e Komunës së Parisit, aq sa kalimtarët duhet të rrezikonin jetën duke kaluar në rrugën me makina. Gjithashtu, ndërhyrja e bashkisë në shkollën “Kristaq Rama” u pa nga media të ndryshme dhe qytetarët edhe si një bankë prove për kryebashkiakun Veliaj, të cilën me sa duket ai e ka kaluar me sukses.

Siç shihet edhe nga fotot, ditën e sotme, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtesës deri në rikthimin e hapësirës së zaptuar në trotuar për banorët e zonës së Komunës së Parisit. Ndërkaq, mësohet se emri i kësaj shkolle nuk ka asnjë lidhje me familjen e kryetarit të qeverisë, Edi Rama, por drejtuesit e saj me sa duket e kanë vendosur këtë emër për efekt marketingu e reklame.

Në ditën e gjashtë të aksionit të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike janë prishur dhjetëra shtesa pa leje apo uzurpime te çdo lloji. Aksioni është i ndarë në tre faza, ku fillimisht bëhet prishja e hapësirave të zëna, pastaj bëhet rehabilitimi dhe në fund Bashkia e Tiranës bën rikualifikimin e zonës në funksion të banorëve.

kristaq rama unnamed (1) unnamed (2) unnamed (3) unnamedkryesor

Next Post

Hakkinen: Shumin e ëndërroj sërish në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com