• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari! Kontrolle në Kukës e Has, gjyshja shpallet në kërkim

by A R
18/04/2024 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë gjurmë e 3 vjeçarit prej më shumë se 5 ditësh tashmë. Policia e Durrësit njofton se janë kryer kontrolle në bashkëpunim me blutë e Kukësit, në zonën e këtij qyteti, por edhe në Has. Megjithatë ende nuk dihet vendndodhja e të miturit.

Mësohet se është ndaluar Rexhep Gjuni, gjyshi i fëmijës si dhe kunati i tij. Ndërkohë janë shpallur në kërkim gjyshja 57 vjeçare Ile Gjuni dhe vëllai tjetër i saj.

Kujtojmë se ishte nëna e djalit, ajo e cila denoncoi rastin. E reja tha se ua kishte lënë djalin vjehrrëve si çdo fundjavë, për ta mbajtur për disa orë. Kjo pasi që prej vdekjes së bashkëshortit të saj, ata jetonin të ndarë. “Më thanë nuk ta sjellim më”, tha e përlotur nëna e 3 vjeçarit në prononcimin e saj për mediat.  Aktualisht të gjitha dyshimet për humbjen e tij janë mbi gjyshërit e të miturit.

“Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se: Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.  Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, thotë Policia.

/a.r

Next Post
EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal: Kush janë 17 personat që u arrestuan për trafikim të emigrantëve, mes tyre një grua

Pastrim parash? Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com