Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/ përfitimit mbetet “pozitiv”.
“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një videokonferencë.
“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.
Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes videokonferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s./ b.h