• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Asnjë evropian nuk do ecë i sigurt…” BE thërret ambasadorin turk pas deklaratës së Erdogan

by Java News
23/03/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian thirri sot ambasadorin e Turqisë në Bruksel për t’i kërkuar shpjegime pas deklaratave kërcënuese për sigurinë e qytetarëve evropianë nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, theksoi një zëdhënëse.

“Ne i kemi kërkuar përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në BE të vijë në Shërbimin Evropian të veprimeve të jashtme, shërbim diplomatik i BE-së, sepse ne dëshirojmë të marrim një shpjegim përsa i përket komenteve të presidentit Erdogan në lidhje me sigurinë e evropianëve në rrugët e mbarë botës”, deklaroi zëdhënësja, Maja Kocijancic.

“Ambasadori i Turqisë në BE duhet të flasë me “drejtuesin” përgjegjës të marrëdhënieve me Ankaranë”, theksoi ajo.

Kriza e rëndë diplomatike mes Ankarasë dhe evropianëve ka kaluar sërish në një etapë tjetër kur presidenti turk deklaroi se asnjë evropian nuk mund të bëjë më asnjë hap në rrugë i sigurtë, nëse BE mban ndaj Turqisë një qendrim që ai e gjykon armiqësor.

“I drejtohem edhe njëherë evropianëve (…) Turqia nuk është një vend që mund të goditet, ose të mund të luash me nderin, apo t’i dëbosh ministrat”, është shprehur me tone të ashpra Erdogan.

“Mbarë bota e di atë që po ndodh. Nëse ju silleni në këtë mënyrë, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk do të mund të bëjë një hap më shumë në siguri, me qetësinë asnjë vend të botës”, shtoi ai, disa orë para një atentati që shkaktoi tre të vdekur dhe 40 të plagosur në Londër.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë prëkeqësuar ndjeshëm këto javët e fundit pas ndalimit të disa mitingjeve zgjedhore pro-Erdogan, në të cilat do të merrnin pjesë ministrat turq në Gjermani dhe Holandë./a.m.

Next Post
Ngordhin peshqit në Fierzë, dyshohet se është përdorur dinamit

Peshqit e ngordhur në Fierzë, Ministria e Bujqësisë: Nuk është përdorur dinamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com