• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Askush s’ka kërkuar dorëheqjen e Berishës”/ Anëtari i PD: Në mbledhjet e kryesisë, Salianji ka kërkuar të mbahen protesta

by Os De
04/12/2025 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në emisionin “Real Story” foltoret e organizuara nga Partia Demokratike, si dhe lëvizjen e re brenda saj nën udhëheqjen e Salianjit. 

Hoxha tha se në mbledhjet me dyer të mbyllura në kryesinë e PD, Salianji ka kërkuar të bëhen protesta, ndërkohë që asnjëri nuk ka kërkuar dorëheqjen e Berishës. Më tej, Hoxha shtoi se tensionet në mbledhje kanë qenë të larta të pasura me debate të forta. 

“Në 2017, kur kërkuam dorëheqjen e Bashës na vendosën shumë epitete. Katër vite më vonë doli Luli i shitur. Demokratët nuk u ndanë për ideologji por me gaz lotsjellës dhe shkopinj, një akt që nuk kishte ndodhur në një parti perëndimore. Mbas 8 janarit, PD një pjesë ka ardhur si bashki me diveroitet, një pjesë ka krijuar forca të reja por prapë kemi lënë copëza të pambledhura. 

Kjo kulmon me humbjen e zgjedhjeve para ca muajsh. PD duhet të dëgjojë demokratët e saj e më pas të reflektojë. Një forcë politike ka forumet, rregullat dhe organizmat e saj. Në tre mbledhjet e fundit të kryesisë askush nuk ka kërkuar as dorëheqjen e Berishës, është kërkuar midis protestave dhe analizës dhe daljes në bazë të PD. Salianji ka kërkuar të bëhen protesta siç kanë kërkuar dhe disa anëtarë. 

Ka pasur dhe diskutim për të shkuar në bazë e për të dëgjuar demokratët. Debatet në kryesi për shkak të situatës në PD kanë qenë shumë më të forta, kritikat kanë qenë shumë më të forta. Prandaj partia është me dyer të mbyllura që ato debate të mbeten aty.” 

“Zëri ndryshe, të respektohet”, Indrit Hoxha: PD duhet të reflektojë sa i përket debateve të brendshme 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Indrit Hoxha, i ftuar në “Real Story” u shpreh se partia nuk e ka luksin të ketë një luftë për atashimin e eksponentëve brenda saj. 

Sipas tij, mendimet e ndryshe duhet artikuluar, por brenda strukturave të partisë. Ai theksoi se edhe Ervin Salianji, pakënaqësitë duhet ti thotë në Kryesi dhe Partia Demokratike duhet t’i respektojë ato. 

“Aty ka dhe figura të tjera. Nuk mendoj se nuk është çështje telash. Ne nuk e kemi luksin për të patur një atashim të eksponentëve të PD. 

Unë mendoj se PD duhet të reflektojë sa i përket debateve të brendshme, duhet të dëgjojë çdo zë që ka një mendim ndryshe, prandaj quhet PD, duhet të respektojmë edhe mendimin ndryshe. 

Nëse nuk e respektojmë, atëherë të ndryshojmë  dhe emrin e partisë ta bëjmë nga PD në Parti Komuniste dhe s’ka nevojë që njerëzit të mendojnë. 

Nëse Berisha rikandidon, unë personalisht do shkoj ta rivitoj, pavarësisht se kush mund të dalë dhe kush mund të jetë. Kritikat e mia që mund të kem, qoftë ndaj kryetarit, qoftë ndaj mënyrës së organizmit të partisë, unë dua ti them, sepse jam i zgjedhur me votë dhe njeri politikë i asaj force. 

Nëse nuk i them, unë jam në pozicionin gabuar dhe duhet të iki, duhet të vijë dikush tjetër në pozicionin tim. 

Çdo njeri që është në kryesi, edhe Salianji, nëse ka një mëndin ndryshe, duhet ta thotë dhe nuk duhet ta mbajë atë lloj mendimi, gabimi do ishte të mos e thoshte atë mendim”, tha ai. 

 

Next Post
“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës

“Të rishikohet Reforma në Drejtësi”/ Propozimi i Mediut: S’mund të fitohet kredo se procedohen disa politikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In