• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Askush s’ka kapacitete sa Putini”, ish-ministri i Bashës: Zelensky do ta paguaje shtrenjtë avancimin në Kursk

by A R
28/08/2024 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ekspert në fushën e sigurisë, foli në Ditarin e pasdites për luftën në Ukrainë, teksa Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet e saj.

Demiraj theksoi se sot asnjë lider në botë nuk ka eksperiencën e Vladimir Putinit, edhe pse po flasim për një diktator, tha ai ndërsa shtoi se Zelensky do ta paguaje shtrenjtë avancimin në Kursk.

“Pavarësisht se po flasim për një diktator, i cili ka urdhëruar një pushtim të papërgjegjshëm, që ka shkaktuar humbje në të gjitha aspektet ndaj një vendi mik, duhet të themi se asnjë lider sot në botë nuk ka eksperiencën e Vladimir Putinit. Ai ka 25 vite në pushtet dhe do të jetë shumë e vështirë për të negociuar me presidentin e Rusisë, i cili ka deklaruar qartazi që këtë provokim Zelensky do ta paguajë shtrenjtë dhe që për mendimin tim po e paguan shtrenjtë, do të duhet ta zgjidhë në fushëbetejë. Tashmë, është deklaruar se nuk ka negociata më me Zelensky-n”, tha Demiraj.

Ndërkohë, Demiraj ishte i prerë kur u pyet nëse Ukraina ka kapacitete për të depërtuar edhe më thellë në territorin rus: “Asnjë përqind nuk ka Ukraina. Nuk ka kapacitete. Përgjatë dy viteve e gjysmë, Ukraina, pavarësisht mbështetjes së Perëndimit me të gjitha format, përsëri është e pamundur sepse në ushtri fatet e luftës vendosen në terren dhe aty vendos kush ka ushtrinë dhe kapacitetet më të mëdha.

Zelensky ka bërë 4 gabime strategjikë, të cilat i kanë kushtuar të paktën 120 mijë ushtarë të vrarë: Në Bakhmut dhe në disa zona të tjera, të cilat nuk do të duhej t’i mbante me kosto kaq të madhe. Ndërkohë, Rusia përdorte të burgosurit e Wagner. Kokëfortësia e Zelenskyt ka qenë për të ruajtur një sasi shumë të madhe të mineraleve që ndodhen në minierat e atyre rajoneve”, tha Demiraj.

/a.r

Next Post
Pas erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash, zonat më të rrezikuara nga niveli i lartë i nxehtësisë

Pas erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ekspertët paralajmërojnë rritje temperaturash, zonat më të rrezikuara nga niveli i lartë i nxehtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com