• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Askush s’fiton dot luftën ndaj virusit nëse…”/ Rama firmos me liderët botërorë thirrjen për një traktat post-pandemi

by Java News
30/03/2021 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar 22 liderëve botërorë dhe ka firmosur një traktat për të qenë të bashkuar në lu ftën kundër COVID-19 si dhe pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën.

Në traktatin e firmosur nga presidenti Emmanuel Macron, kancelarja Angela Merkel, është edhe Shqipëria

Në një shkrim për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron të Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel thanë se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga L ufta e Dytë Botërore.

Nuk është çështje nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, kanë shkruar ata. Liderët në këtë artikull të përbashkët kanë thënë se pandemia e COVID-19, ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

“Ky traktat duhet të na çojë drejt një përgjegjshmërie të ndërsjellë e bashkëpërgjegjësie, transparence e bashkëpunimi më të madh në kuadrin e sistemit ndërkombëtar e me rregullat dhe normat e tij”, thuhet në këtë traktat.

Komunikatë mbi Traktatin e Pandemisë: Pandemia COVID-19 na tregoi pse duhet të veprojmë të bashkuar për një arkitekturë shëndetësore ndërkombëtare më të forte. Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Asokohe, fill pas rrënimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën bashkë për ndërtuar një sistem shumëpalësh.

Objektivat qenë të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes frymës së solidaritetit e bashkëpunimit, e që ishin paqja, mirëqenia, shëndeti dhe siguria.

Sot, ushqejmë të njëjtën shpresë, që, ndërkohë që luftojmë së bashku për ta kaluar pandeminë, të ndërtojmë një arkitekturë më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat që vijnë. Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime.

Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur. Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar.

Për ta arritur këtë, ne besojmë se vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.

Përtëritja e një angazhimi të tillë të përbashkët do të shënonte një hap themelor në rritjen e gatishmërisë kundrejt pandemive në nivelet më të larta politike. Ai do të mbështetet në kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e do të përfshijë organizata të tjera të rëndësishme që janë kyçe për këtë angazhim, duke iu përmbajtur parimit të shëndetit për të gjithë. Instrumentet ekzistuese globale të shëndetësisë, veçanërisht,

Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, do të ishin baza e këtij traktati, që do të garantonte themele të forta e të sprovuara mbi të cilat mund të zhvillohemi e të përmirësohemi.

Objektivi kryesor i traktatit në fjalë do të jetë krijimi i një qasjeje mbarëqeveritare e mbarëshoqërore, që forcon kapacitetet e qëndresën kombëtare, rajonale e globale ndaj pandemive të ardhshme.

Që kjo të arrihet, duhet një rritje e konsiderueshme e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përmirësuar, për shembull, në raport me sistemet e paralajmërimit, shkëmbimin e të dhënave, kërkimin shkencor, prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë lokale, rajonale e globale të mjeteve në funksion të trajtimit mjekësor e shëndetit publik, si vaksinat, barnat, pajisjet diagnostikuese e të mbrojtjes personale.

Po kështu, për ta bërë këtë do të duhej të pranohej qasja “Një shëndetësi”, që ndërthur shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe planetit tonë. Ky traktat duhet të na çojë drejt një përgjegjshmërie të ndërsjellë e bashkëpërgjegjësie, transparence e bashkëpunimi më të madh në kuadrin e sistemit ndërkombëtar e me rregullat dhe normat e tij.

Pandemia e COVID-19-ës ka qenë një kujtesë tronditëse dhe e dhimbshme se asnjë nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë. Për rrjedhojë, ne jemi të angazhuar të sigurojmë qasje universale e të barabartë ndaj vaksinave, barnave e mjeteve diagnostikuese të sigurta, efikase e me kosto të përballueshme për këtë pandemi e të tjerat në të ardhmen. Imunizimi është një e mirë publike globale dhe ne duhet të jemi të aftë të zhvillojmë, të prodhojmë e shpërndajmë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur.

Për ta arritur këtë, do të punojmë me krerët e shteteve e qeverive në mbarë globin dhe me të gjithë aktorët, përfshi shoqërinë civile dhe sektorin privat. Ne kemi bindjen se është përgjegjësia jonë, si drejtues të kombeve e institucioneve ndërkombëtare, të sigurohemi që bota të nxjerrë mësime nga pandemia COVID-19.

Në një kohë kur COVID-19-a ka përfituar nga dobësitë e ndasitë tona, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u mbledhur si një bashkësi globale në një bashkëpunim paqësor që shkon përtej kësaj krize. Ngritja e kapaciteteve dhe sistemeve tona për ta bërë këtë do të dojë kohë e angazhim të qëndrueshëm politik, financiar e shoqëror për shumë vite.

Solidariteti ynë për të garantuar një botë më të mirëpërgatitur do të jetë trashëgimia që do të mbrojë fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë dhe që do të ulë ndikimin e pandemive të ardhshme mbi ekonomitë e shoqëritë tona.

Gatishmëria për të reaguar ndaj pandemive kërkon udhëheqje globale, në mënyrë që të kemi një sistem shëndetësor të përshtatshëm për këtë mijëvjeçar. Që këtë angazhim ta bëjmë realitet, duhet të udhëhiqemi nga solidariteti, ndershmëria, transparenca, gjithëpërfshirja dhe barazia.

Shtetet e organizatat firmëtare:

Chile, Costa Rica, Trinidad & Tobago, Kenya, Rwanda, Senegal, South Africa, Albania, European Council, France, Germany, Greece, Netherlands, Norway, Portugal, Romania, Serbia, Spain, Ukraine, United Kingdom, Tunisia, Indonesia, Fiji, Republic of Korea, WHO DG

g.kosovari

Next Post
Përplasje brenda qeverisë/ Abazoviç reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid

Përplasje brenda qeverisë/ Abazoviç reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In