• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Askush s’bën të fortin mbi ligjin’/ IKMT shemb godinën e restorantit në ‘Prestige Resort’, Rama: Është shkelur leja e ndërtimit

by Java News
01/12/2022 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e IKMT-së për prishjen e një objekti në ‘Prestige Resort’. Kreu i qeverisë u shpreh se është shkelur ligji dhe masat janë ndërmarrë në raport me shkeljet e ligjit. Pyetjes se a po sillet qeveria me dy standarde kur bëhet fjalë për operacionin në Prestige Resort shemben godina si ndërtim pa leje dhe disa të tjera të ndërtuara në mes të Tiranës, legalizohen ose deklarohen të konfiskuara, Kryeministri u shpreh se më parë duhet parë me kujdes ligji pasi masat janë të përshkallëzuara.

“Zonjë është mirë që kur diskutojmë për çështje që lidhen me ligjin, të njihemi me ligjin, të njihemi me procedurat, t’i mësojmë mirë ato, për të mos bërë spekulime dhe pastaj për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi janë shumë të qarta në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligj. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore, në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë. Edhe njëherë do ju lutesha shumë të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione të bazuara në premisa të gabuara”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama askush nuk do të guxjë që të bëjë të fortin me ligjin.

‘Unë s’jam polic as inspektor. Detyrat në këtë vend janë të ndara, nuk ka asnjë shans që institucionet e këtij vendi cilado qofshin të godasin si pa leje ndërtimet që janë me leje. Kur e kam nisur këtë proces kanë nënqeshur. Unë e kam bërë të qartë që ky është një proces shumë serioz në respekt të pronës private apo publike. Janë 15 vendime konfiskimi, s’janë as një as dy, janë për një numër të konsiderueshme të atyre që quhen oligarkë që thonë se kanë lidhje me qeverinë. Po s’janë oligarkë kur u konfiskohen pronat që kanë abuzuar për qëllim fitimi. Është një proces që vë kapak përfundimisht dhe s’ka për të guxuar më askush të bëjë të fortin me ligjin, apo që të përdori çdolloj statusi. Natyrisht çdokush ka të drejtën e tij të bëjë viktimën por këtu është ligji dhe s’ka gjë mbi të’- tha Rama.

/s.f

Next Post
Kallëzimi për Metën, Valteri depoziton prova të reja: Kontratë lobimi e firmosur nga vetë ish-presidenti

Ish-deputeti i PD e pranon: Kam paguar njerëz që të marrin pjesë në protestat e opozitës, 20 mijë lekë për çdo makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In