• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Askush nga ne nuk mund të ndjehet superior ndaj banorëve të Big Brother

by Alba Malltezi
16/01/2023 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Si përherë, dhe fatmirësisht, kemi të drejtën tonë të shprehim në liri mendimin mbi këdo, ndaj kujtdo. Dhe nuk e ka më shumë të nevojshme këtë asnjë popull tjetër, më shumë se ne. Nuk jemi shprehur për dekada të tëra, dreqi e mori. Nuk kemi pipëtirë që të vegjël, e shumë prej nesh deri pleq.

Kokën ulur, kurrizin ulur, gojën mbyllur. Koreja e Veriut ishim ne. Më keq se kushdo tjetër në Lindjen e çmendur “komuniste”, që komuniste nuk kishte asgjë veç hiles së madhe të diktatorëve të rinj, të cilët nga luftëtarë, të shndërruar në pushtetarë, nuk donin asgjë më shumë sa të mos humbnin pushtetin e privilegjet me çdo kusht, me çdo formë dhe dhunë. Ajo po që ishte shtypje, dhunë, burgosje e një populli të tërë.

Këta ishim ne, që sot kërkojmë të gjejmë një identitet të lirë, qytetar.

E në këtë liri shumë prej nesh bëjnë gabime. E sidomos, në një liri pa rregulla, lëndimet janë të mëdha. Por ama jemi të lirë akoma në këtë rrëmujën tonë. E këtë liri, këtë nivel evolucioni pranë dinjitetit njerëzor, askush nuk duhet ta prekë, ta cënojë.

As me të rinjtë e të rejat brenda Big Brotherit, që aty brenda zgjodhën të futen vetë, askush nuk i detyroi si ne që jetuam në diktaturën më të egër. E mori e mira, janë ca vajza e djem që duan të luajnë, që na përfaqësojnë me edukatën apo pa edukatën, me zgjuarsinë apo budallallëkun, me prapambetjen apo modernizmin, me kulturën apo dijen e përfituar nga eksperienca, me strategjitë apo natyrshmërinë, janë thjeshtë një grup shqiptarësh që duan të argëtohen, të fitojnë apo të humbin.

Mos vendosni lupën mbi tiparet e tyre, mos ngrini shpatën mbi veset, tekat, fjalët e thëna nga adrenalina rinore dhe ajo e kamerave që “zhveshin” çdo njeri kurdo. Nuk janë më të zhveshur të rinjtë në Big Brother nga opinionistë politike nëpër studio, ndoshta nuditeti fizik është më i hijshëm se ai i shërbimeve politike apo ai i deformimeve të të vërtetave.

Të rinjtë në formatin e Big Brother nuk janë modele për t’u ofruar, nuk janë heronj, nuk janë shembuj, ata janë si të gjithë ne, madje ndonjë prej tyre më ekselent se shumë prej nesh në një profesion. Te secili prej tyre mund të dëgjosh perla të momentit, ashtu si edhe më të papriturën sjellje të papërshtatshme, por nuk duhet të nxehemi, të mërzitemi, të indonjohemi me ata. Mos vazhdojmë të gabojmë përherë se me kë duhet vërtetë të indnjohemi, të kërkojmë llogari e të pretendojmë të jenë model. Asnjë prej nesh nuk duhet të ndjehet ndaj tyre superior.

Next Post
Harta: Shqipëria nën ‘pushtetin’ e shiut! Në 24 orët e ardhshme pritet rrebesh dhe reshje bore

Harta: Shqipëria nën 'pushtetin' e shiut! Në 24 orët e ardhshme pritet rrebesh dhe reshje bore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In