• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Asistentja e Obamës arrestohet për kërcënim me armë

by
11/08/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asistentja e Obamës arrestohet për kërcënim me armë

Xhelozia i ka kushtuar vendin e punës, të paktën për momentin, asistentes së presidentit amerikan Barack Obama, e cila është pezulluar nga detyra pas arrestimit se kishte kërcënuar me pistoletë të dashurin.

Bëhet fjalë për Barvetta Singletary, 37 vjeçe, ndihmëse e posaçme e Obamës, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është hequr leja e aksesit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave amerikane, gruaja i kishte dërguar një sms partnerit të saj, agjent policie në Uashington, duke e ftuar në shtëpinë e saj për një marrëdhënie seksuale.

Më pas, teksa ndodheshin në makinë, gruaja e ka akuzuar atë se kishte marrëdhënie me femra të tjera. Kështu, Singletary i ka marrë pistoletën agjentit dhe më pas celularin, duke i kërkuar fjalëkalimin për të lexuar të gjitha mesazhet në të.

“Ma ke mësuar sesi përdoret, mos kujto se nuk të qëlloj”, i ka thënë ajo policit dhe ka qëlluar, për fat të mirë pa e plagosur agjentin.

Ky i fundit ka arritur të largohet dhe ka njoftuar kolegët, të cilët kanë arrestuar gruan. Më pas ajo është lënë e lirë nga gjykata pas pagimit të një garancie financiare prej 75 mijë dollarë.

E anëtarësuar në stafin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014, Singletary ka qenë fillimisht zv.shefe e personelit dhe më pas drejtore politike e zyrës së James Clayburn, deputet i Karolinës së Jugut dhe numri tre i demokratëve në Dhomën e Senatit.

Next Post

Tri prokurorë kundërshtarë të Erdoganit detyrohen të braktisin vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com