• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Asi i BE dhe status quo e Serbisë për dialogun me Kosovën

by Ben Andoni
20/05/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosova e përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani ka marrë mesazhet më të drejtpërdrejta për vazhdimin e dialogut me Serbinë në Samitin e Tiranës. Në të njëjtin aktivitet, Serbia me regjistër tjetër për integrimin e sfidoi hapur BE-në dhe e ka dribluar lehtë mu në Tiranë. Për ironi, Kosova me sovranizmin cinik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mban ende plot 150 milionë Euro të BE-së mbi kurriz si masa shtrënguese. Të mendosh se Serbia jo vetëm e snobon por edhe e sfidon BE-në, nga mosdorëzimi ende i kriminelit Raidoçiq apo vendimi i presidentit Vuçiq që bëri me shkuarjen në Moskë në paradën kushtuar përvjetorit të Fitores mbi Fashizmin, atëherë e kupton se diçka vërtetë nuk shkon më me dialogun.

“Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”, apeloi Osmani në samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian, ku shqetësimi nuk ishte fare për Kosovën.

Çfarë mbeti për Kosovën?! Asgjë. Veç durimit dhe mbi të gjitha mundësinë, që klasa politike të konstituojë parlamentin një orë e më parë dhe të ketë një qasje shumë më pragmatike. Kjo e fundit u kuptua nga PDK-ja dhe LDK-ja që bënë fushatë për nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët perëndimorë dhe apelin ndaj ankthit të tyre për izolimin e Kosovës në një moment të rrezikshëm gjeopolitik. Ajo që shpresohet është që nëse zoti Kurti arrin ta bëjë qeverinë duhet t’i shmanget patetizmit nacionalist dhe të rikthejë realisht Brukselin dhe Uashingtonin në interes të Kosovës që tashmë duket e largët.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun Kosovë-Serbi. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete mbi çështjen politike, mbi zgjedhjet e komunave, për çështjet e sigurisë. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballë përballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin”, tha Macron në Tiranë duke iu përgjigjur indirekt ankesave të presidentes Kosovare, por edhe atë që dihet: Është humbur shumë kohë.

Por ky prononcim i kujdesshëm i presidentit francez edhe pse i matur tregon se për Kosovën interesi s’është më si më parë dhe koha e dedikuar nuk do të jetë njësoj. Sfida e Ukrainës, rritja e nacionalizmave, përçarjet dhe marrëdhëniet e reja pas ardhjes së z. Trump po e trandin vëmendjen e Brukselit, paçka se Kosova është zyrtarisht brenda agjendave evropiane. Parlamenti Evropian, e njeh rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së si kandidate potenciale për anëtarësim dhe në agjendë për zgjerimin e ardhshëm. Madje, Bashkimi Evropian mbështet aktivisht perspektivën evropiane të Kosovës dhe ofron këshilla dhe mbështetje për procesin e saj të anëtarësimit, duke përfshirë Agjendën e Reformave Evropiane. Zyrtarisht, BE-ja është gjithashtu e përfshirë në mënyrë aktive në lehtësimin e Dialogut Beograd-Prishtinë, i cili është vendimtar për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Veçse, nëse Kosova është e dedikuar ndaj Evropës, madje sipas referencave të vetë Komisionit, kurse Serbia e sfidon hapur BE-në dhe po hap kapitull pas kapitulli projeksionet evropiane, çfarë lloj integrimi duhet të kuptohet?! Çfarë kuptimi ka sensi demokratik dhe standardet e integrimit kur Kosova tregon me rrugëtimin e saj dhe me zgjedhjet e rregullta, se në praktikë po vepron konform kësaj politike, kurse Serbia me zgjedhjet, që nuk i përshëndeti pjesa më e madhe e vendeve të BE-së dhe me trazirat në vend është larg?!

Media e kaloi ftohtë por pak ditë më parë dhe për të dytin vit radhazi, Kosova nuk arriti të përmbyllë pengesat procedurale në mënyrë që të siguronte miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësim në organizatë. Dhe, më hidhur akoma kërkesa e Kosovës as nuk ishte fare në agjendën e takimit ministror. Fakt që për Beogradin zyrtar, konsiderohet i duhuri (!) sepse vetëm shtetet mund të jenë anëtarë të Këshillit të Evropës dhe Kosova nuk ka një status të tillë në Kombet e Bashkuara. Të mos harrohet se Serbia ka angazhim që nuk duhet ta pengojë Kosovën në integrimet e saj ndërkombëtare!

Ajo që mbron Serbia edhe pas verdiktit pro-pavarësi të Kosovës nga Gjykata e Drejtësisë së Hagës ka një argument që në dukje është i qartë: Nëse do njihet Kosova si shtet të pavarur, atëherë duhet të njihet e drejta për të pasur shtetin e tyre për çdo pakicë në botë!! Kjo ishte arsyeja që autoritetet e Kosovës bënë një veprim të mençëm, kur iu drejtuan Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përgjigjen e saj ajo e publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 si opinion këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Fjala e Kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada mes tjerash ishte se: “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Kosova e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 pa shkelur të drejtën ndërkombëtare, në të njëjtën mënyrë që ndoqi çdo vend që ka shpallur pavarësinë e saj, si shprehje e vullnetit të qytetarëve të saj. Kolaterali i këtij vendimi ishte numri i frikshëm i 10,000 civilëve të vrarë, 800,000 të zhvendosurve me forcë vetëm në vitin 1999, ndaj edhe reagimi i forcave ndërkombëtare nuk pati rezistencë.

Paradoksalisht jemi në vitin 2025 dhe Kosova mban mbi shpatulla masa shtrënguese, besimin e Serbisë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë shtet dhe përballë vetes një dialog që s’ka më as trase të sigurt. Premtimi i BE-së për anëtarësim nuk është më ndonjë grishje, pasi disa shtete anëtare nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndërsa qasja ‘neutrale ndaj statusit’ e BE-së ndaj Kosovës po i pengon hapur perspektivat e saj dhe po ia mundëson paq Serbisë të ruaja status quo-në. Ka raste që Kosova ende paraqitet brenda hartës së Republikës së Serbisë. Në ditët e ardhshme shefja e ri e punëve të jashtme ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas do të jetë në Prishtinë, kurse i dërguar i ri special për normalizimin e Kosovës dhe Serbisë në diplomatin danez Peter Sørensen, një specialist rajonal do të nisin ecejaket Beograd-Prishtinë. Problemi i parë është se kështu si është duke u zhvilluar nuk mund të riniset dialogu Kosovë-Serbi. Asi nën mëngë?! E kemi diçka për palët, mëton Kallas, por deri tani thjesht po e shtojnë agoninë e pritjes në Prishtinë dhe shtyrjen e dialogut në kalenda në Beograd. Që do të thotë se tashmë mund të vijohet me politikën e kërbaçit, po për këtë duhet një Evropë e bashkuar dhe jo kaq e ndarë. Ndaj Asi, duket më shumë si marifet prestigjiatori sesa një realitet pragmatik për status quo-në që Serbia e ruan fort me Prishtinën…edhe me ndihmën e Brukselit të paqartë. (Homo Albanicus)

Next Post
“Është gjobitur 24 mln dollarë”, Evi Kokalari “plas bombën”: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, Manafort një nga lobuesit më të shtrenjtë

“Të jetë njeriu kaq i trashë”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Duhet të jesh i sëmurë psiqik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja pse “Kupola e Hekurt” izraelite është plot me boshllëqe dhe pse nuk arrin t’i mbrojë qytetet

Ja pse “Kupola e Hekurt” izraelite është plot me boshllëqe dhe pse nuk arrin t’i mbrojë qytetet

June 21, 2025
Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, mungesa e Khamenei nuk jep dritën jeshile

June 21, 2025
Demokracia ndryshon trendin në arsim! 98% e mësuesve në vend janë femra

Demokracia ndryshon trendin në arsim! 98% e mësuesve në vend janë femra

June 21, 2025
Rrjedhja masive e të dhënave, përdoruesit e internetit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet

Rrjedhja masive e të dhënave, përdoruesit e internetit këshillohen të ndryshojnë fjalëkalimet

June 21, 2025
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Erdogan: Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen në rajon

June 21, 2025
Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

June 21, 2025
Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

June 21, 2025
Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

June 21, 2025
Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së dhe të ardhmes së saj

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së dhe të ardhmes së saj

June 21, 2025
Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

Porositi Leart Haxhiun kundrejt pagesës për vrasje në Shqipëri, si qëndroi për katër vite i lirë në Britani Lorenc Lala

June 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com