• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ashpërsohet debati për pasardhësin e Merkelit, kritikët e quajnë qeverinë “tmerrësisht të dobët”

by Java News
31/10/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rezultateve të dobëta të CDU-së konservatore në zgjedhjet në Lindje, brenda partisë nuk kursehen kritikat. Njëri nga kritikët e quan qeverinë Merkel “tmerrësisht të dobët”.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk tingëllon shumë e lumtur, kur takohet të hënën me përfaqësuesit e shtypit. Ajo flet për një “ditë të hidhur për CDU” dhe në të njëjtën kohë e di se dita mund të ketë pasoja të hidhura për të si drejtuese partie – dhe pasardhëse të mundshme të Merkelit. CDU-ja konservatore ra në vendin e tretë në zgjedhjet në landin gjerman lindor të Tyringisë të dielën.

Partia E Majta dhe partia populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD) arritën të bindin më shumë votues sesa partia e drejtuar nga Kramp-Karrenbauer. Një shuplakë zgjedhore, që bën që karrigia e saj, që tashmë po lëkundet, të lëkundet edhe më tej.

Që kur kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se do të hiqte dorë nga kryesia e CDU-së dhe se nuk dëshiron të kandidojë më për kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale në vitin 2021, është ndezur lufta për pasardhësin e saj në parti. Vërtet që kandidatja e preferuar e Merkelit, Annegret Kramp-Karrenbauer, e fitoi me diferencë të ngushtë votash kryesinë e CDU në kongresin e Partisë vitin e kaluar, por e padiskutueshme ajo nuk është aspak.

Pak djathtas, ju lutem

Jo pak vetë në parti kritikojnë faktin që Angela Merkeli në 14 vjetët kur e drejtoi ajo, e ka zhvendosur CDU-në më tej në të majtë. Ata kërkojnë një profil të qartë konservator, si recetë për sukses kundër populistëve të djathtë të AfD-së që janë forcuar. Kjo parti fitoi shumë vota jo vetëm në zgjedhjet në Tyringi, por edhe në dy zgjedhje të tjera në Gjermaninë Lindore vendin e dytë përsa u përket votave.

Për shumë vetë, Friedrich Merz, një kundërshtar i përjetshëm i Merkelit, konsiderohet figurë simbol dhe bartës i shpresës në këtë drejtim. Megjithëse ai i humbi zgjedhjet për kryesinë e partisë kundër Kramp-Karrenbauer-it dhe aktualisht nuk ka ndonjë post politik, ai merr pjesë shumë aktiv në debatin e brendshëm politik mbi CDU.

Pas zgjedhjeve të Tyringisë, ai e përshkroi në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, qeverinë federale si “tmerrësisht të dobët”. Performancën e dobët të partisë së tij, ai ia faturon veçanërisht Angela Merkel-it. Ai e akuzon atë për “mungesë orientimi” dhe thotë hapur se nuk mund ta përfytyrojë që kjo lloj qeverisjeje të zgjasë edhe dy vjet të tjerë. Kramp-Karrenbauer nuk e sulmon drejtpërdrejt Friedrich Merz-in, por e pranon se në konferencën e partisë CDU në nëntor letrat mund të përzihen sërish.

Kramp-Karrenbauer i konfronton ballas kundërshtarët

Një person që – me sa duket – do të dëshironte ta shihte Merz-in në krye është Tilman Kuban, kryetari i Konservatorëve të Rinj. Junge Union (Bashkimi i Ri) kërkon që për kancelarin të votohet një votim direkt të bazës. Megjithëse organizata e rinisë e CDU-së thekson se me këtë do të tërheqë sa më shumë anëtarë të partisë, shumë e shohin këtë hap si fyerje ndaj Kramp-Karrenbauerit, e cila – po të ketë sukses propozimi i votimit të bazës – nuk do të ishte automatikisht kandidate për kancelare si kryetare partie që është.

Ishte Kubani ai që e shtroi “çështjen e drejtimit” të partisë menjëherë pas zgjedhjeve të Tyringisë në Kryesinë Federale të CDU-së, siç e njoftoi vetë Annegret Kramp-Karrenbauer për shtypin – duke e komentuar drejtpërdrejt. “Ai që mendon se kjo çështje duhet të vendoset këtë vjeshtë, ka mundësi ta bëjë këtë në Kongresin Federal të Partisë.” Kongresi Federal i CDU-së është vitin e ardhshëm. Edhe nëse deri atëherë karrigia e saj mund të lëkundet edhe më shumë: që të dorëzohet, Kramp-Karrenbaueri edhe pas shuplakës së këtyre zgjedhjeve, nuk duket se e ka në mendje. /DW/

Next Post
Votat e diasporës do rinumërohen, Gjykata Supreme i jep të drejtë Vetëvendosjes

Votat e diasporës do rinumërohen, Gjykata Supreme i jep të drejtë Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

August 31, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

August 31, 2026
Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

August 31, 2026
E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

August 31, 2026
Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

August 31, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Shqipëria, kampione në “llaç e tulla”! Ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

August 31, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

August 31, 2026
Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com