Muajin e kaluar ylli i popit, Bebe Rexha shpërtheu ndaj stilistëve që refuzuan ta vishnin për mbrëmjen e madhe të çmimeve Grammy.
Sipas këngëtares, stilistët nuk pranuan ta vishnin për shkak të trupit të saj me përmasa të mëdha.Por Bebe Rexha nuk është një rast i vetëm.
Modelja e njohur Ashley Graham tha se eksperienca e këngëtares 29-vjeçare nuk është një rast unik, por është 100 për qind prezent në industri.
“Bebe është masa 8 ndërsa unë jam masa 14-16. E ndjeva dhe e kam ndjerë dhimbjen e saj për mjaft kohë. Është shumë e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse ndodh gjatë gjithë kohës. Por kur e dëgjon në mediat sociale, të përplaset në fytyrë”, është shprehur Graham.
“Unë e di zemërimin që ndjen kur të refuzojnë të veshin”, shtoi modelja.Për pothuajse dy dekada, Graham është munduar të përfshijë në industrinë e modës jo vetëm modelet e dobëta por edhe ato të kolme, përgatiti ”Oranews”. (b.an)